TITULLI I PROJEKTIT:
Përmirësimi i Kultivimit dhe Përpunimit Organik të Kërpudhave në Rajonin e Kamenicës
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Kamenicë, Gjilan
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (02/01/2020 – 01/31/2022)
VLERA:
Gjithsej: 311,100 EUR ; Kontributi i BE-së (64%):
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Pronari i kompanisë Fungo FF, të punësuarit aktualë, punonjës të rinj, 23 bashkëpunëtorë (pika grumbullimi); Përfituesit fundorë: komuniteti rural, shitësit me shumicë, shitësit me pakicë, HoReCa, administrata tatimore lokale dhe konsumatorët.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi kryesor i këtij investimi është të zbatojë teknologji miqësore për mjedisin, të përmirësojë rritjen dhe vjeljen e kërpudhave dhe të rrisë besimin e konsumatorëve në produktet Fungo FF, përmes zbatimit të standardeve ndërkombëtare, standardeve të ushqimit dhe higjienës.
AKTIVITETET:
- Ndërtimi i objektit të ri për prodhimin dhe përpunimit të kërpudhave organike 813 m2 - fermë moderne e mbyllur e kërpudhave, që përfshin zyra dhe hapësira të stafit (dhomat e zhveshjes dhe tualetet), zonë paketimi/përpunimi; zonë e depozitimit të ftohtë dhe 4 oda (secila me dy rafte) për rritjen e kërpudhave: dyfishim i prodhimit të boletusit dhe Chanterelle me 50%, ventilim i fermës së rritjes së kërpudhave; - Blerja e makinerive të paketimit, për paketim të biodegradueshëm; - Teknologji e re e përpunimit - miqësore për mjedisin; - Trajtimi i ujërave të zeza për shkarkimin e kanalizimeve; - Zbatimi i certifikimeve ndërkombëtare: ISO 9001 Menaxhimi i cilësisë, ISO 14001 Sistemi i menaxhimit mjedisor, si dhe OHSAS 18001 Seritë e vlerësimit të shëndetit dhe sigurisë në punë;
REZULTATET:
- 160 ton - Rritja dhe përpunimi i kërpudhave boletus organik; - 90 ton - Rritja dhe përpunimi i kërpudhave të chanterrelle organik dhe morel; - Marrja e certifikimeve ndërkombëtare: ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001; Përveç kësaj,