TITULLI I PROJEKTIT:

Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM).

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve të Kosovës synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (“NVM-të”) për të përmirësuar kapacitetet e tyre prodhuese dhe për të përmirësuar proceset dhe cilësinë e produkteve përmes zbatimit të standardeve të BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sigurisë së produkteve, cilësisë së produktit dhe shëndetit e sigurisë në punë. Këto përmirësime do të rrisin konkurrencën e përgjithshme të NVM-ve brenda ekonomisë kombëtare, asaj rajonale dhe në tregun e brendshëm të BE-së.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Zhvillim ekonomik

KOHËZGJATJA:

70 muaj. Data e fillimit: 20/12/2017 - Data e përfundimit: 27/10/2023

VLERA:

29 Milionë Euro, kontributi i BE-së 5 Milionë Euro

AGJENCIA ZBATUESE:

BERZH

PARTNERËT:

IFP-të (Institucionet Financiare Pjesëmarrëse)

PËRFITUESIT:

NVM-të

OBJEKTIVAT SPECIFIKË:

Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Përmirësimi i qasjes së NVM-ve në financa për të zbatuar standardet e BE-së, përmes ofrimit të financimit dhe stimujve për investime; • Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në këshillim, duke mbështetur zbatimin e shërbimeve këshillimore për të përmirësuar pozicionin konkurrues, prodhimtarinë dhe rritjen e NVM-ve; • Rritja e vetëdijesimit dhe njohurive të SME-ve për dobitë e respektimit të standardeve të BE-së.

REZULTATET:

Rezultatet e pritura janë: • Përmirësimi i qasjes në financa për NVM-të; • Përmirësimi i performancës së NVM-ve përmes ofrimit të shërbimeve këshillimore nëpërmjet konsulentëve vendorë dhe këshilltarëve ndërkombëtarë; • Rritje e qartësisë së rëndësisë dhe dobive të respektimit të standardeve dhe direktivat e BE-së.