TITULLI I PROJEKTIT:

Projekti kundër krimit ekonomik (PECK III)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Përmirësimi i praktikave kundër korrupsionit dhe PPP/LFT në Kosovë, në përputhje me standardet e aplikueshme evropiane dhe ndërkombëtare dhe praktikat e mira krahasuese 

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Demokraci / Anti-korrupsion

KOHËZGJATJA:

36 muaj

VLERA:

2,000,000.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Këshilli i Evropës

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Ushtruesit në Kosovë kanë zhvilluar kapacitete efektive dhe të qëndrueshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Autoritetet e Kosovës zbatojnë në mënyrë efektive legjislacionin për rikuperimin e aseteve;

PËRFITUESIT:

Njësia për Inteligjencë Financiare, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, AAPSK-ja, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Policia e Kosovës

AKTIVITETET:

Ndihma në kryerjen e vlerësimit të riskut kombëtar kundër korrupsionit; Mbështetje e mëtejshme për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve; Mbështetja e Inspektoratit të Punës dhe AKK-së në lidhej me sektorin privat; Mbështetja për dizajnimin e regjimeve parandaluese të financimit dhe përhapjes së terrorizmit; Është mundësuar zhvillimi i mekanizmave të përbashkët zbutës të LFT për të adresuar fushat prioritare që lidhen me risqet rajonale të FT; Mbështetja e autoriteteve kombëtare për kryerjen e një Vlerësimi të Riskut të PP/FT në përputhje me metodologjinë e KiE; Mbështetja e autoriteteve të Kosovës për vlerësimin e rreziqeve të PP/FT në sektorin e OJF-ve dhe organizatave fetare dhe në mesin e ofruesve të shërbimeve të aseteve virtuale; Ndihma për NjIF-in për analizën strategjike; Sigurimi i udhëzimeve procedurale për rikuperimin e aseteve, duke përfshirë përdorimin e kompetencave të zgjeruara të konfiskimit; Mbështetje trajnimi në punë për hetimet në sektorët Kundër Korrupsionit, LPP/LFT dhe konfiskim/sekuestrim;

REZULTATET:

Janë forcuar më tej kapacitetet institucionale të aktorëve të anti-korrupsionit për të zbatuar dhe koordinuar në mënyrë efektive masat anti-korrupsion; Mekanizmat e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes agjencive janë strukturuar për të siguruar masa efektive të koordinuara kundër krimit ekonomik; Është publikuar Vlerësimi i Riskut kundër korrupsionit/PP/FT; Janë rritur kapacitetet për kryerjen e hetimeve në KK, PPP dhe LFT; Zbatimi efektiv i ligjit në fushën e KK/PPP/LFT; Janë përmirësuar udhëzimet procedurale për rikuperimin, konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve.