TITULLI I PROJEKTIT:
Reconnection 2.0
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Për të arritur mirëkuptimin, për të promovuar e nxitur bashkëpunimin midis Serbisë dhe Kosovës, dialogun ndërkulturor, lidhjet mes njerëzve përmes përkthimit të shfaqjeve, shkëmbimit kulturor dhe qasjes së angazhuar, ashtu që të ndërtohet një gjuhë universale komunikimi
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Bashkëpunimi kulturor
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 10 Mars 2020 Data e përfundimit: 10 Mars 2023
VLERA:
Kostoja totale e projektit 467,174,40
AGJENCIA ZBATUESE:
Qendra Multimedia
PARTNERË:
Fondi Heartefact (Serbi)
CAK:
Bashkëpunimi, komunikimi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes shkëmbimeve letrare dhe kulturore.
PËRFITUESIT:
Qendra Multimedia [Kosovë], Fondi Heartefact [Serbi]
QËLLIMET E PROJEKTIT:
• Të nxisë komunikim më të mirë dhe shkëmbim ndërkulturor mes Kosovës dhe Serbisë • Të përkrahen nismat individuale dhe grupore artistike dhe kulturore në Serbi dhe Kosovë • Të ngritet mbështetja për informimin e qytetarëve dhe grupeve kryesore të shënjestruara për bashkëpunimin ndërkulturor dhe diversitetin kulturor në shumë mënyra. • Të krijohet ndryshimi i qëndrueshëm në transparencën e qeverisë në përgjithësi, përmes një kombinimi të qasjeve që do të sigurojnë zhvillimin afatgjatë të metodave të bashkëpunimit midis krijuesve të opinionit në Prishtinë dhe Beograd, përmes rrjetëzimit dhe promovimit të ndërsjellë. • Për të përdorur partneritetin afatgjatë midis dy aktorëve të fuqishëm të OSHC-ve në skenën rajonale, të lansohet Reconnection 2.0, si platformë që mundëson shkëmbimin dhe bashkëpunimin midis Serbisë dhe Kosovës në sektorin kulturor, duke përfshirë shfaqje teatrore, përkthime, lexime skenike, por edhe ngjarje si debatet, panele diskutimesh, si dhe tryeza të rrumbullakëta që do të krijojnë lidhje mes 2 shoqërive.
AKTIVITETET:
• Programet e rezidencave • Shfaqje teatrore dhe shkëmbim artistësh. • Këmbime letrare, diskutime e debate • Përkthime librash dhe botime • Fushatë promovuese dhe vetëdijesuese • Dy shfaqje të reja teatrore të prodhuara;
REZULTATET:
• 12 palë të nivelit të lartë përfitojnë nga programi. Deri në 20.000 njerëz të ekspozuar ndaj punës së artistëve në të dy vendet. • Deri në 100.000 njerëz të ekspozuar ndaj temave të shfaqjeve, nga shikimi i drejtpërdrejtë deri tek ekspozimi përmes metodave elektronike. • Deri në 6,000 njerëz të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbajtjeve të organizimeve. • Deri në 20.000 njerëz të ekspozuar ndaj veprave drejtpërdrejt ose tërthorazi, përmes festivalit, promovimeve elektronike e bibliotekare, si dhe përmes distributorëve në periudhë më të gjatë. • Deri në 60.000 njerëz të ekspozuar ndaj fushatës në mediat sociale dhe tradicionale, si dhe të njoftuar me ngjarjet dhe aktivitetet gjatë projektit. • Rreth 1500 njerëz të kenë parë shfaqjet premierë në Prishtinë dhe Beograd, si dhe të tjera të planifikuara, pasi shfaqjet do të luhen për periudha më të gjata kohore, me turne të planifikuar lokale të shfaqjeve në Kosovë dhe Serbi, si dhe shfaqje ndërkombëtare mysafire.