TITULLI I PROJEKTIT:

“Rritja e kapaciteteve dhe reziliencës së OSHC-ve për të nxitur barazinë gjinore gjatë pandemisë COVID-19”

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Vendimmarrja e institucioneve të Kosovës për programet shtetërore dhe mbështetjen financiare për të adresuar pandeminë COVID-19, pasojat e saj dhe më gjerë, e informuar sipas të drejtave, interesave dhe nevojave të ndryshme të grave dhe vajzave

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Barazi gjinore

KOHËZGJATJA:

30 muaj (02/09/2021 - 01/03/2024)

VLERA:

Vlera totale është 420,300,00 euro, nga të cilat kontributi i BE-së është 400,000,00 euro.

AGJENCIA ZBATUESE:

Rrjeti i Grave të Kosovës

OBJEKTIVAT SPECIFIKË:

Vendimmarrja e institucioneve të Kosovës për programet shtetërore dhe mbështetjen financiare për të adresuar pandeminë COVID-19, pasojat e saj dhe më gjerë, e informuar sipas të drejtave, interesave dhe nevojave të ndryshme të grave dhe vajzave

PËRFITUESIT:

Gra dhe vajza të ndryshme, veçanërisht me aftësi të ndryshme; nga grupet etnike pakicë; në zonat rurale; dhe LGBTQIA+; burra dhe djem të ndryshëm; RRGK dhe 158 anëtarët e saj (OSHCG) duke përfshirë strehimoret dhe qendrat ditore për personat që kanë pësuar dhunë; OSHC të tjera që promovojnë barazinë gjinore; akterë (institucionet) e qeverisjes lokale dhe kombëtare.

AKTIVITETET:

Grupi i Aktiviteteve 1 do të kontribuojë në Produktin 1: Forcimi i kapacitetit të OSHC-ve të grave për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse dhe reformat e politikave, veçanërisht në lidhje me përgjigjen ndaj krizës socio-ekonomike që rezulton nga pandemia e koronavirusit Aktiviteti (A) 1: Sigurimi i granteve përmes Fondit ekzistues të Grave të Kosovës (FGK) për OSHCG-të Grupi i Aktiviteteve 2 do të kontribuojë në Produktin 2: Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve të grave, duke përmirësuar efektivitetin dhe ndikimin e tyre gjatë pandemisë COVID-19, pasojave të saj dhe në të ardhmen A2: Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për OSHCG-të Matrica e Aktiviteteve A1: Sigurimi i granteve nëpërmjet FGK-së ekzistuese për OSHCG-të A2: Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për OSHCG-të

REZULTATET:

Oc. Vendimmarrja e institucioneve të Kosovës për programet shtetërore dhe mbështetjen financiare për të adresuar pandeminë COVID-19, pasojat e saj dhe më gjerë, e informuar sipas të drejtave, interesave dhe nevojave të ndryshme të grave dhe vajzave. Produkti 1 Forcimi i kapaciteteve të OSHCG-ve për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse dhe reformat e politikave, veçanërisht reformat e politikave që lidhen me përgjigjen ndaj krizës socio-ekonomike që rezulton nga pandemia e koronavirusit, përmes dhënies së granteve të vogla. Arritja e caqeve e lidhur me pagesat përfundimtare. Produkti 2: Rritja e kapaciteteve të OSHCG-ve, duke përmirësuar efektivitetin dhe ndikimin e tyre gjatë pandemisë COVID-19, pasojave të saj dhe në të ardhmen.