TITULLI I PROJEKTIT:

Rritja e konkurrueshmërisë dhe efiçiencës së energjisë të prodhimit të boronicës organike

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Trikose, Leposaviq, Mitrovicë

SEKTORI:

Bujqësi

DURATION:

12 muaj (02/01/2020 – 01/31/2021)

VLERA:

Gjithsej: 305,646 EUR ; Kontributi i BE-së (65%)

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: NATURE-GROUP S&V DOO, anëtarët e familjes Jevremovic, punëdhënësit aktualë me orar të plotë/punëtorë sezonalë dhe vende pune të krijuara pas investimit dhe përfituesit fundorë: tregu ndërkombëtar-blerësit e BE-së dhe fermerët vendorë, administrata tatimore lokale, mjedisi më i mirë etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Synon të ndërtojë kapacitetet e kompanisë për të qenë konkurruese në tregun ndërkombëtar përmes përdorimit të praktikave të mira dhe teknologjive inovative. Me sigurimin e pajisjeve të reja, do të rrisë rendimentin, cilësinë dhe konkurrencën.

AKTIVITETET:

- pus, 150 m; - pajisje me stacion të ri pompimi; - plehrat, si dhe sistemi i kontrollit të ujitjes; - mbrojtje të depos së ftohtë me absorbues të CO2; - instalimi i paneleve diellore jashtë rrjetit 30 KW, - sistem mbrojtës kundër breshërit për 2 ha; - traktor frutash me pajisjet përcjellëse (gërmues me shpuarje vrimash, pirunar hidraulik, mbulues, etj.

REZULTATET:

- Prodhimi gjatë vitit 2020 - 40 MT boronica; - Ofrimi i përkrahjes teknike dhe logjistike për 10 fermerë të boronicës; - shitje në tregjet ndërkombëtare (kontrata) - Integrimi dhe organizimi horizontal i prodhuesve të bujqësisë - reflektohet në ofrimin e përkrahjes logjistike dhe teknike (praktikat e mira bujqësore; - traktor frutash me pajisje përcjellëse për mbjellje të boronicës); - përmirësimi i produktivitetit dhe prodhimit cilësor të fermës, mbrojtja e depos së ftohtë me CO2, absorbuesi është zgjidhja më e fundit teknike për ruajtjen e boronicave. - Rritja e sasisë së ujit nga 4 litra në 8 litra në ditë në vitet në vijim.