TITULLI PROJEKTIT:

Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksporteve

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është rritja ekonomike dhe punësimi në sektorin privat në Kosovë duke forcuar konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve që veprojnë në vend dhe promovimi i integrimit të Kosovës në ekonominë botërore.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi i kësaj kontrate është të mbështesë kompanitë e Kosovës në përmirësimin e performancës së tyre dhe konkurrueshmërinë e përgjithshme, si dhe rritjen e eksporteve të produkteve dhe shërbimeve të gjeneruara në Kosovë, si një mjet për zvogëlimin e deficitit tregtar.

LOKACIONI:

Kosova

SEKTORI:

Zhvillimi Ekonomik

PËRFITUESIT:

The Department of Industry at the Ministry of Trade and Industry; the Kosovo Investment and Enterprise Support Agency (KIESA); the private sector in Kosovo, service providers, professional associations and business associations

KOHËZGJATJA:

09/MaJ/2016 - 08/Tetor/2018

VLERA:

1,893,000 EUR

AGJENCIA IMPLEMENTUESE:

International Development Ireland (IDI) Ltd

PARTNERËT IMPLEMENTUES:

Eurecna S.p.A. (I) and Enterprise Ireland (IE)

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Ndërmarrja e një qasje të integruar dhe holistike për të mbështetur Qeverinë e Kosovës për të ndërtuar strukturat kyçe të nevojshme për konkurrueshmërinë e sektorit privat në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, nëpërmjet: Përkrahjes së hartimit të Strategjisë Kombëtare Industriale 2016-2021, Shtylla 3 "Konkurrueshmëria dhe Ndërmarrësia"; Mbështetjes për sigurimin e ndërtimit të kapaciteteve për sektorët e targetuar industrial, NVM-të dhe Organizatat Mbështetëse të Biznesit (OMB) në përmirësimin e konkurrushmërisë vendore dhe ndërkombëtare; Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të MTI-së dhe KIESA-së dhe institucioneve të tjera relevante në ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit për NVM-të përgjatë gjithë ciklit të jetës së biznesit, për start-apet e targetuar me rritje të madhe dhe NVM-të e targetuara në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë për të kuptuar, përmirësuar dhe ndërtuar zinxhirë të vlerës për të përmirësuar dhe përforcuar performancën e tyre dhe për të rritur numrin e kompanive kosovare në zinxhir; Mbështetje për OMB-të, sektorët e targetuar dhe NVM-të në rritjen e konkurrueshmërisë vendore dhe ndërkombëtare nëpërmjet ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke aplikuar shërbime të ‘përshtatura' të zhvillimit të biznesit, përfshi përmirësimin e prodhimit, akreditimin dhe certifikimin e cilësisë, strategjitë e marketingut dhe të eksportit, ndërtimin e dialogut ndërmjet sektorëve, kompanive dhe OMB-ve dhe përdorimin e mjeteve promovuese si p.sh. një ‘online portal’ për të mbështetur dialogun dhe kuptimin e zhvillimit të biznesit dhe tregjeve të eksportit; Ndërtimi i kapacitetit të Ofruesve të Shërbimeve të Biznesit të Kosovës (konsulentëve) duke siguruar transferimin e njohurive nga konsulentët ndërkombëtarë dhe trajnimin e targetuar dhe të projektuar në mënyrë specifike.

REZULTATET:

1. Rritja e pjesëmarrjes në tregun vendor dhe ndërkombëtar të produkteve/shërbimeve të prodhuara në Kosovë, nëpërmjet përmirësimit të konkurueshmërisë; 2. Rritja e numrit të start-apeve të suksesshme; 3. Rritja e numrit të kompanive me rritje të shpejtë; 4. Përmirësimi i ambienti i ofrimit të mundësive për eksport në Kosovë; 5. Rritja e numrit të kompanive eksportuese, produkteve, sasisë dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve të Kosovës me vlerë të shtuar; 6. Rritja e numrit të markave të Kosovës të njohura në vend dhe ndërkombëtarisht.

AKTIVITETET:

Komponenti 1: Përmirësimi i kornizës institucionale dhe rregullatore për politikën e NVM-ve; Komponenti 2: Përmirësimi i performancës dhe konkurrueshmërisë së përgjithshme e kompanive kosovare; Komponenti 3: Promovimi i eksportit