TITULLI I PROJEKTIT:
Si mund të të shoh?
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Synim i përgjithshëm i projektit është të krijojë mundësi për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia që të përfshihen në komunikime më kuptimplote që kapërcejnë dialogun. Veprimi në thelb mëton të ndërtojë qytetarë më të informuar dhe më aktivë në Kosovë dhe Serbi nga të rinjtë e sotëm, ndërsa në këtë proces trajton një nga problemet kryesore të demokracisë në të dy vendet, atë të narrativave etnocentrike që nxisin urrejtjen, në vend të përafrimit përtej hendeqeve.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Të rinjtë
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 09 mars 2020 Data e përfundimit: 08 mars 2023
VLERA:
Kostoja totale e projektit 416,516.31 EUR (kontribut i BE-së: 360,716.00 Euro)
AGJENCIA ZBATUESE:
DokuFest [Kosovë]
PARTNERË:
Fondacioni Fondi B92 [Serbi], me subjektin e tij vartës Festivali i Filmit në Zonën e Lirë [Serbi]
PËRFITUESIT:
DokuFest [Kosovë]; Fondacioni Fondi B92 [Serbi]; Festivali i Filmit të Zonës së Lirë [Serbi];
QËLLIMET E PROJEKTIT:
• Të krijohen mundësi për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia që të përfshihen në komunikime më kuptimplote që kapërcejnë dialogun. • Të krijohen qytetarë të informuar më mirë dhe më aktivë në Kosovë dhe Serbi, nga të rinjtë. • Të iniciohet dialogu dhe të rritet vetëdija mbi të drejtat e njeriut tek të rinjtë, përmes filmit dhe përmbajtjeve audio-vizuale, si të përforcohet edukimi i tyre medial, duke dekonstruktuar kështu stereotipet sociale. • Të zhvillohen aftësitë e të rinjve për të analizuar dhe trajtuar mirëfilli perceptimet e gabuara, paragjykimet dhe gjuhën e urrejtjes, të cilat përhapen përmes mediave tradicionale dhe digjitale. • Të rriten kapacitetet e të rinjve për të vlerësuar në mënyrë kritike mediat dhe narrativat audio-vizuale, me fokus të veçantë tek ballafaqimi me të kaluarën, toleranca dhe gjuha e urrejtjes që çon në sjellje të dhunshme, duke përforcuar kështu vetëdijesimin dhe imunitetin e tyre ndaj narrativave etnocentrike të mediave, që kontribuojnë në rritjen e gjuhës së urrejtjes. • Të kontribuohet në rritjen e bashkëpunimit midis grupeve profesionale vendore, për të nxitur nisma me interesa të ndërsjellë • Për më tepër, projekti do të ndërtojë aftësi, të ofrojë njohuri dhe pajisje për të rinjtë, që të krijojnë filma për ballafaqimin me të kaluarën, identitetin dhe identitetin seksual, barazinë gjinore dhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe me mundësinë për të marrë pjesë në programin e shkëmbimit me filmat e tyre në Serbi e Kosovë, si dhe të angazhohen diskutime për çështjet e trajtuara në filmat e tyre.
AKTIVITETET:
• Program shkëmbimi për filma dhe studentë. • Zhvillimi i përmbajtjeve audio-vizuale përmes kampeve ndërkulturore për shpërndarje të tyre brenda dhe jashtë rrjetit të internetit. • Edukimi multimedial për edukimin dhe vetëdijesimin për mediat. • Shkëmbimi i kineastëve dhe ndikuesve socialë.
REZULTATET:
• Deri në 120 studentë nga Kosova dhe Serbia të angazhuar në programe shkëmbimi, përmes 6 kampeve ndërkulturore, në pranverë e vjeshtë: "Si mund të të shoh?" • Deri në 120 portrete vizuale të ekspozuara në 6 ekspozita • Deri në 60 studentë nga të dy vendet zotërojnë aftësi për të bërë filma për ballafaqimin me të kaluarën • Deri në 12 tregime të shkurtra (5-10 min) nga perspektiva të kundërta • Së paku 1 Omnibus (1 orë film me 12 pjesëmarrës autorë). • Deri në 12 Master-Klasa gjatë dy festivaleve • Deri në 18 ngjarje të identifikuara të interpretuara përmes 72 narrativave medialë. • 6 ekspozita me portrete e narrativa mediash • Faqe interneti e veçantë, e zhvilluar në vitin e dytë të projektit, si dhe e testuar për komunikim social. Plotësisht e funksionalizuar në vitin e tretë/të fundit të projektit