TITULLI I PROJEKTIT:

Skema e Qelizave të Reja (Raundet XI-XII)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të mbështetet Qeveria e Kosovës (QK) për të ndërtuar një shërbim civil profesional, në baza meritore, llogaridhënës dhe jopolitik në të gjitha nivelet në Kosovë duke mbështetur administratën publike përmes një programi të bursave me synim përmirësimin e kapaciteteve profesionale të shërbimit civil që t’u shërbejë më mirë qytetarëve të Kosovës dhe të përballojë sfidat dhe detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Arsim

KOHËZGJATJA:

39,5 muaj

VLERA:

4,000,000.00 euro (nga të cilat 1,000,000.00 euro bashkëfinancim i qeverisë)

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të mbështetet QK-ja për të krijuar një grup bërthamë të nëpunësve civilë në fushat e identifikuara si zona të dobëta për Kosovën. Pas përfundimit të studimeve jashtë vendit, këta nëpunës civilë do të kenë vendosmërinë që të drejtojnë dhe zbatojnë reformat në administratën publike, veçanërisht ato që kërkohen për zbatimin e MSA-së.

AGJENCIA ZBATUESE:

Këshilli Britanik

PËRFITUESIT:

Ministria e Integrimit Evropian, tashmë Ministria e Punëve të Brendshme, të gjitha ministritë e linjës dhe qeveria e Kosovës në përgjithësi

PRODUKTET:

Produktet e lidhura me Rezultatin 1 Produkti 1.1: U rishikua dhe u miratua Rregullorja e Punës dhe u përforcuan tre parimet e YCS Produkti 1.2: U identifikuan dhe dakorduan sektorët dhe orientimet e YCS për trajnim dhe u rishikua kontrata e bursave Produkti 1.3: U organizua dhe zbatua fushata e komunikimit/dukshmërisë Produkti 1.4: U organizuan dhe zbatuan përzgjedhjet e Raundit XI dhe Raundit XII Produkti 1.5: U organizuan dhe zbatuan trajnimet dhe testimet IELTS & GMAT Produkti 1.6: U organizua dhe zbatua praktika në QK Produkti 1.7: U siguruan aranzhimet para nisjes Produkti 1.8: U organizuan dhe zbatuan eventet e dukshmërisë, orientimit dhe rrjetëzimit para nisjes Produkti 1.9: U sigurua ndihma financiare dhe jo vetëm, dhe monitorim i studiuesve jashtë vendit Produkti 1.10: U lehtësua dhe monitorua punësimi i studiuesve në administratën publike të Kosovës dhe u zbatuan eventet pas programit Produktet e lidhura me Rezultatin 2 Produkti 2.1: U përgatitën dhe dorëzuan strategjitë e vazhdimit të veprimit dhe propozimet për para-përzgjedhjen për Raundin XIII Produkti 2.2: U përgatitën dhe dorëzuan masat dhe skenarët për institucionalizimin e YCS brenda QK-së Produkti 2.3: U organizua dhe zbatua Eventi Përmbledhës për Mësimet e Nxjerra dhe Dukshmërinë e Veprimit Produktet e lidhura me Rezultatin 3 Produkti 3.1: Alumni-t u mbështetën dhe këshilluan për projekte specifike dhe u bënë më të qëndrueshëm në planin afatgjatë Produkti 3.2: Shoqata e Alumni-ve të BE-së është plotësisht funksionale

REZULTATET:

Rezultati 1: U rregullua struktura e Skemës së Qelizave të Reja dhe u organizuan dhe menaxhuan Raundi XI dhe Raundi XII Rezultati 2: U përgatit vazhdimi i projektit dhe para-përzgjedhja për Raundin XIII Rezultati 3: Shoqata e Alumni-ve të BE-së u forcua dhe është plotësisht funksionale