TITULLI I PROJEKTIT:
Të bashkuar për ajër të pastër
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i veprimit është të promovohet angazhimi afatgjatë për t’i dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar në reformat e sektorit publik përmes programeve të bazuara në dëshmi, analizave, monitorimit dhe nismave konkrete avokuese.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Mjedis
KOHËZGJATJA:
12 muaj
VLERA:
Vlera totale e projektit 72.820.00 euro; Kontributi i BE-së 60.000.00 euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Let’s Do It Peja
QËLLIMET E PROJEKTIT:
• Përmirësimi i cilësisë së ajrit duke reduktuar ndotësit kryesorë të ajrit • Rritja e pjesëmarrjes së banorëve në fushatat avokuese për ruajtjen e cilësisë së ajrit • Rritja e vetëdijesimit të bizneseve për instalimin e filtrave kundër ndotjes
ZONA E SYNUAR:
Komunat e Pejës, Gjakovës
PËRFITUESIT:
Përfitues nga aktivitetet e veprimit janë: banorët, autoritetet lokale dhe sektori privat.
AKTIVITETET:
• Monitorimi dhe raportimi i cilësisë së ajrit në kohë reale • Ngritja e kapaciteteve dhe praktikave për ruajtjen e cilësisë së ajrit tek autoritetet lokale • Rritja e vetëdijesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në avokimin për ruajtjen e ajrit • Organizimi i aktiviteteve për pastrim dhe gjelbërim • Aktivizimi i sektorit privat në pastrimin e ajrit • Identifikimi i ndotësve kryesorë të ajrit dhe monitorimi i aktivitetit të tyre • Përfshirja e banorëve në praktikat e pastrimit të ajrit • Aktivizimi i një komiteti për mbikëqyrjen lokale të cilësisë së ajrit
REZULTATET:
Rezultatet kryesore që duhen arritur gjatë zbatimit të Veprimit dhe në pasojat e tij të menjëhershme përfshijnë: • Ulja e ndotjes së ajrit për 3% • Angazhimi i të paktën 1000 qytetarëve të prekur nga ndotja e ajrit në aktivitete avokuese për të ngritur zërin e tyre për të drejtat për ajër të pastër • Të paktën tre biznese që ndotin ajrin janë pajisur me filtra kundër ndotjes • Infrastruktura e politikave lokale është përmirësuar përmes miratimit të akteve nënligjore • Promovimi i aktiviteteve të projektit në mediat lokale dhe rrjete sociale