TITULLI I PROJEKTIT:

Zgjerimi dhe përmirësimi i shërbimeve hoteliere në Eco Hotel Magra Austria (EHMA)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve hoteliere, rritja e kapaciteteve akomoduese dhe krijimi i punësimit, sidomos me gra.

VENDI:

Rajoni i Rugovës

SEKTORI:

Turizëm

KOHËZGJATJA:

12 muaj. Data e fillimit: 06/10/2020 - Data e përfundimit: 05/10/2021

VLERA:

84,180.00 Euro, kontributi i BE-së 42,931.00 Euro

AGJENCIA ZBATUESE:

MAGRA sh.p.k.

PËRFITUESIT:

MAGRA sh.p.k.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE:

Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Rritja e cilësisë së materialeve të prekshme EHMA, objekteve fizike dhe pajisjeve të kuzhinës, përmirësimi i cilësisë së ofertës turistike me diversifikimin e produkteve, masat e efiçiencës së energjisë së bashku me marketingun dhe promovimin e shërbimeve hoteliere së kompanisë; • Zgjerimi i kapaciteteve akomoduese me tri vila alternative të akomodimit dhe përmirësimi dhe pajisja e ambienteve të kuzhinës; • Krijimi i sistemit të energjisë së ripërtërishme me 15 kW; • Krijimi i tri vendeve të reja të punës me orar të plotë; • Fushata e marketingut dhe promovimit, duke përfshirë përmirësimin e faqes në internet.

REZUTATET:

Rezultatet e pritura janë: • Zgjerimi i kapaciteteve akomoduese me tri vila akomoduese alternative; • Përmirësimi i objekteve fizike dhe pajisjeve të kuzhinës; • Nxitja e ofertës turistike EHMA me produkte të reja të propozuara; • Krijimi i sistemit të energjisë së ripërtërishme solare me 15 kW/orë; • Krijimi i tri vendeve të reja të punës, që shënjestron gratë në zonat rurale.