TITULLI I PROJEKTIT:

Zhvillimi i Kapaciteteve të Fermës së Boronicës

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Maxhunaj, Vushtrri, Mitrovica

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

18 muaj (02/01/2020 – 07/31/2021)

VLERA:

Gjithsej: 277,680 EUR ; Kontributi i BE-së (61%)

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Berrykode Company dhe punonjësit e saj, punonjës të rinj, kompani ndërtimi; Përfitues fundorë: Konsumatorët evropianë, buxheti i Kosovës, tregtarët e inputeve, shitjet me shumicë, shitësit me pakicë, mjedisi më i mirë.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Me këtë investim kompania synon të mbrojë frutat e boronicës nga zogjtë, breshëri, krijimin e mikroklimës dhe erës dhe nga ana tjetër të sigurojë nivele të pranueshme të PH në dhe, si dhe disponueshmërinë e ujit për ujitje, investimi i tillë do të ndikojë në zbutjen e ndikimeve nga thatësirat dhe përmbytjet.

AKTIVITETET:

- Ndërtimi i sistemit të mbrojtjes nga breshëri -mbulimi i plantazhave prej 6 ha; - Zgjerimi i sistemit inteligjent të ujitjes, me shtrirje në 3 ha të tjera dhe ndërtimi i kapacitetit të depozitës së ujit (silos uji) 300 m3 (zgjerimi i softuerit - licencë shtesë, tuba kundër pikimit të me kompensim presioni, tuba PCV për shpërndarjen e rrjetit në parcelë, kontrollues frekuence, valvola elektronike, kabllo elektronike për telekomandim sistemi, pompë uji 7 KW dhe punime instalimi - testimi përfundimtar për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit në tërësinë prej 6 ha); - Zhvillimi i sistemit të prodhimit të energjisë diellore - 10KW; - Përmirësimi i objektit të magazinës së ftohtë me sistemin Ultra-Low Oxygen Palliflex, për produkte më të mira për jetëgjatësi prej 9 deri në 10 javë. Ky sistem do të integrohet në objektin tonë të depos së ftohtë; - Blerja e një traktori multifunksional për mirëmbajtjen e fermës, kontrollimin e barishteve dhe plehërimin (mbulues, lëvrues, plug, rimorkio dhe spërkatës); - Ndërtimi i një objekti magazinimi 120 m2 për pajisje ferme, makineri, dhe materiale të tjera të ngjashme;

REZULTATET:

- Rritja e prodhimit të boronicave në 40 MT/vit më 2021, të gjitha të kontraktuara për Holandë. - ndërtim i sistemit për 6 ha kundër breshërit; - Përtej kësaj, për 3 ha - Sistemi inteligjent i ujitjes dhe depozita e ujit 300m3; - Përmirësimi i standardeve të cilësisë - panele diellore të instaluara 10 KW; - Instalimi i sistemit ULO; - Integrimi horizontal me fermerët e tjerë të boronicave.