TITULLI I PROJEKTIT:
Zhvillimi i zonës malore përmes aktiviteteve të reja ekonomike
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Prevalle, Prizren
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
18 muaj: (02/01/2020 – 07/31/2021)
VLERA:
Gjithsej: 292,915.15€ ; Kontributi i BE-së (50.48%)
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Pronari i Villa Morea SH.PK, stafi aktual i punësuar, punonjës të rinj, 8 fermerë të kontraktuar, kompani ndërtimore dhe të tjera; Përfituesit fundorë: komuniteti rural lokal, vizitorët, mjedisi i përmirësuar, administrata tatimore lokale, shitësit me shumicë, shitësit me pakicë etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Synon të zhvillojë zonën malore përmes aktiviteteve të reja ekonomike, duke përfshirë mbrojtjen e ekonomisë dhe mjedisit, përmes investimeve të reja
AKTIVITETET:
- qendër spa moderne: (pishinë, xhakuzi, sauna, banjë me avull, dush me akull, dush tropikal, dush emocional dhe sallë fitnesi); - shesh lojërash për fëmijë, parmakë mbrojtës dhe pengesa mbrojtëse për fëmijë, pajisje për ngjitje, shkallë horizontale, shtylla rrëshqitëse dhe lëkundëse); - sallë konferencash moderne e pajisur plotësisht për takime me kapacitet për 50 persona -objekte të reja; - kuzhinë e zgjeruar e pajisur sipas standardeve të higjienës dhe të sigurisë ushqimore; - Energji e ripërtërishme për ngrohjen e ujit 20 KW, si dhe kënd lojërash me qasje për aftësi të kufizuara, platformë online, - pjesëmarrje në dy panaire turizmi etj.
REZULTATET:
- qendër spa moderne; - shesh lojërash për fëmijë; - sallë konferencash moderne e pajisur plotësisht; - kuzhinë e zgjeruar e pajisur plotësisht; - Krijimi i aktiviteteve të reja ekonomike në zonën malore; - integrimi social ekonomik i të rinjve dhe grave, duke hapur 7 vende të reja pune; - integrimi i 8 fermerëve në zinxhirin e vlerës së shkurtër;