TITULLI I PROJEKTIT:
Qëllimi i përgjithshëm i Veprimit është të promovojë llogaridhënien dhe transparencën gjatë shpenzimeve publike përmes prokurimit publik.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi i përgjithshëm i Veprimit është të promovojë llogaridhënien dhe transparencën gjatë shpenzimeve publike përmes prokurimit publik.
VENDI:
Kosova
SEKTORI:
Menaxhimi i Financave Publike dhe Administrata Publike
KOHËZGJATJA:
12 muaj Data e fillimit: 01/01/2024 Data e përfundimit: 12.2024
VLERA:
Kostoja totale e projektit: 100.000 € Kontributi nga EU-ja: 80.000 €
AGJENCIA ZBATUESE:
Democracy Plus (D+)
PËRFITUESIT:
• Qeveria, veçanërisht tre ministritë e synuara (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme); • Komunat, veçanërisht tre komunat e synuara (Peja, Gjakova dhe Gjilani); • Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik • Organi Shqyrtues i Prokurimit • Kuvendi, veçanërisht Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere • Qytetarët • Mediat
AKTIVITETET:
• Monitorimi i rreth 20 tenderëve në nivel ministror dhe komunal; • Monitorimi dhe analizimi i kontratave të Marrëveshjes për shërbime të veçanta (MShV); • Prodhimi dhe publikimi i dy raporteve të monitorimit të gjeneruara nga monitorimi direkt i 20 tenderëve të përzgjedhur; • Hartimi dhe publikimi i një (1) raport monitorimi mbi gjetjet e hulumtimit për angazhimin e kontratave MShV; • Organizimi i 7 takimeve me komunitetin e biznesit nëpër komunat e Kosovës; • Mbajtja e një punëtorie një ditore me rreth 20 zyrtarë komunal për mbledhjen e komenteve mbi sfidat e legjislacionit aktual të prokurimit dhe mundësitë për atë të riun; • Publikimi i tre artikujve hulumtues; • Mbajtja e rreth 30 paraqitje mediatike përmes pjesëmarrjes në debate të transmetuara ose intervista për mediat online dhe ato televizive; • Përgatitja e tre grafikoneve informuese që theksojnë gjetjet kryesore të raporteve të monitorimit; • Përgatitja e tre (3) dokumenteve të shkurtër të politikave mbi çështjet aktuale që lidhen me fushat e prokurimit publik dhe korrupsionit; • Dhënia e reagimeve të shpejta për qeverinë/publikun përmes mediave sociale dhe mediave tradicionale; • Ushtrimi i presionit publik mbi institucionet publike për të adresuar rekomandimet e dhëna përmes takimeve të avokimit;
REZULTATET:
Aktivitetet duhet të bazohen në parimet vijuese: • Identifikimi i praktikave joformale që shkelin Ligjin mbi prokurimin publik; • Publikimi i mangësive të identifikuara dhe ofrimi i rekomandimeve institucioneve për përmirësim; • Bashkëpunimi me institucionet publike si autoritete kontraktuese dhe operatorët ekonomik për një zbatim më të mirë të Ligjit për prokurimin publik; • Nxitja e bashkëpunimit • Përgatitja e kërkimeve të mirëfillta mbi prokurimin publik dhe avokimi ndaj institucioneve publike për të performuar më mirë në procedurat e tenderimit të prokurimit publik; • Mediat sociale përdoren si një mjet për të promovuar përmbledhjet e politikave dhe aktivitetet që angazhojnë qytetarët për të kontribuar në krijimin e politikave;