EMRI I PROJEKTIT:

Përgatitja e hartave të rrezikshmërisë dhe të riskut nga përmbytjet

SECTORI:

Ujë

VLERA E PROJEKTIT:

2,60 milionë euro

KOHËZGJATJA:

27/06/2022 - 26/06/2024

PARTNERI ZBATUES:

BEI

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

MBULIMI/NDIKIMI:

Katër pellgje lumore në Kosovë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të mbështeten përpjekjet e MMPH-së për të reduktuar dhe menaxhuar risqet që paraqiten nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik në katër pellgje lumore.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Krijimi i hartave të rrezikshmërisë dhe të riskut nga përmbytjet (FHRM), dhe planeve të menaxhimit të riskut nga përmbytjet (FRMP) për katër pellgje lumore në Kosovë.

AKTIVITETET:

- Studimi paraprak mbi të dhënat e disponueshme, bazat e të dhënave, modelet etj., si dhe mbi organizimin e menaxhimit të të dhënave; - Kontrollet e cilësisë, marrëveshjet ndërmjet përdoruesve fundorë; - Zhvillimi i metodologjisë për hartat e rrezikshmërisë dhe të riskut nga përmbytjet dhe planet e menaxhimit të riskut nga përmbytjet nga një grup ekspertësh; - Zhvillimi i një koncepti afatgjatë për përdorimin dhe azhurnimin e vlerësimit dhe azhurnimi i bazave të të dhënave; - Vendosja e dy niveleve të përfshirjes së palëve të interesuara: (a) nivel transnacional dhe (b) nivel pellgu lumor, dhe analiza e palëve të interesuara. - Aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve: trajnime, punëtori.

REZULTATI:

• Hartat e riskut dhe të rrezikshmërisë nga përmbytjet për planifikim hapësinor dhe ekonomik për zhvillim të qëndrueshëm • Rritja e kapaciteteve të përfituesve kryesorë përmes orientimit dhe transferimit të njohurive për zhvillimin e projektit.