EMRI I PROJEKTIT:
Zgjerimi dhe rehabilitimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza dhe rrjetit të kanalizimit të Mitrovicës dhe Gjilanit
SECTORI:
Ujë
VLERA E PROJEKTIT:
9.85 milionë euro nga BE përmes WBIF për investime
KOHËZGJATJA:
01.02.2023 - 30.04.2026.
PARTNERI ZBATUES:
BERZH
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Ekonomisë; Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”
MBULIMI/NDIKIMI:
Komuna e Mitrovicës dhe Komuna e Gjilanit
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Ndërtimi i infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza për të përmirësuar cilësinë e ujit në lumenj dhe për të parandaluar degradimin e burimeve mjedisore në rrjedhën e poshtme.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Ndërtimi i ITUZ-ve në Mitrovicë dhe Gjilan, duke larguar kështu kanalizimin nga zonat urbane dhe parandalimi i shkarkimit të kanalizimit të papërpunuar në lumenj dhe degët e tyre duke ofruar trajtimin e ujërave të zeza.
AKTIVITETET:
Në aktivitetet e parashikuara në kuadër të këtyre investimeve përfshihen: - Përgatitja e dosjes së tenderit për punët - Kontraktimi i punëve - Mbikëqyrja e ndërtimit - Trajnimi i stafit për operim dhe mirëmbajtje etj.
REZULTATI:
- Funksionalizimi i ITUZ-ve in Mitrovicë and Gjilan; - Mbrojtja e cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore; - Sigurimi i ujit të pijshëm të sigurt për qytetarët; - Mbrojtja e florës dhe faunës ujore (ekosistemit ujor); - Minimizimi i ndotjes dhe efekteve ndotëse në raport me shtetet kufitare.