EMRI I PROJEKTIT:

Promovimi i qasjes universale në ujë të pastër EuropeAid/171380/DD/ACT/XK

SECTORI:

Ujë

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit 274.381,80 euro (Kontributi i BE-së 246.943,62 euro)

KOHËZGJATJA:

Data e Fillimit: 01 janar 2022 Data e përfundimit: 31 dhjetor 2024

PARTNERI ZBATUES:

„Let's Do it Peja“- LDIP

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

„Let's Do it Peja“- LDIP

MBULIMI/NDIKIMI:

Komunitetet lokale, Institucionet kombëtare dhe lokale, Komunat, Shoqëria Civile dhe Mediat.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të përmirësohet menaxhimi i resurseve ujore dhe të sigurohet që shumica e komuniteteve të margjinalizuara fuqizohen dhe mbështeten për të realizuar të drejtat e tyre për të pasur qasje në ujë të pastër. Objektivi Specifik 1: Monitorimi i implementimit të Strategjisë Kombëtare të Ujërave dhe vendimmarrjes në lidhje me përdorimin dhe menaxhimin e resurseve ujore. Objektivi Specifik 2: Promovimi i përfshirjes dhe angazhimit të komunitetit në vendimmarrje në lidhje me resurset ujore. Objektivi Specifik 3: Rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve përkatës dhe publikut në përgjithësi për rëndësinë e ruajtjes së resurseve ujore.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i projektit lidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e resurseve ujore, duke kontribuar në promovimin e rolit dhe kapaciteteve të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë qytetarë në përmirësimin e qeverisjes, hartimin e politikave përfshirëse, demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Në përputhje të plotë me udhëzimet e thirrjes, Veprimi synon të promovojë të drejtat sociale, demokracinë pjesëmarrëse, qasjen në drejtësi, mbrojtjen e shëndetit publik dhe burimeve natyrore.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Projekti përfaqëson një vazhdimësi të një nisme bazë, në të cilën organizata aplikuese është përfshirë për vite me radhë. Si i tillë, ai paraqet një mundësi unike për të zgjeruar lëvizjen mjedisore në komunitetet më të pafavorizuara. Propozimi synon një skenar përfshirës dhe të përgjithshëm për rritjen dhe zhvillimin e një lëvizjeje mjedisore në Kosovë. LDIP gëzon një reputacion të rëndësishëm mes aktorëve kryesorë dhe institucioneve, pavarësisht qëndrimit shpesh kritik ndaj tyre. Për më tepër, infrastruktura kritike e komunikimit, e cila përfshin një audiencë të gjerë, përbën gjithashtu një vlerë të shtuar tejet të rëndësishme për arritjen efektive dhe efikase të objektivave

AKTIVITETET:

Ndër aspektet kryesore të punës që do të zbatohen si pjesë e Veprimit përfshihen: 1. Monitorimi i politikave dhe vendimmarrjes për çështjet e ujërave Aktivitetet specifike do të përfshijnë monitorimin e zbatimit të strategjisë së ujërave, monitorimin e vendimeve institucionale mbi çështjet e ujërave dhe promovimin e qeverisjes së mirë në lidhje me këto çështje. 2. Fuqizimi i komuniteteve lokale do të përqendrohet në identifikimin e komuniteteve të prekura nga projektet në afërsi të resurseve ujore dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të mbrojtur të drejtën e tyre për qasje në ujë. Përveç kësaj, ato do të mbështeten me ekspertizë, asistencë teknike dhe informacione të tjera të nevojshme. 3. Edukimi i palëve të interesuara do të përfshijë një komponent aktiv komunikimi dhe prani në sferën publike. Përveç mediave tradicionale, Veprimi do të shfrytëzojë edhe Grupin për Mbrojtjen e Ujërave dhe Mjedisit në Facebook, i cili aktualisht numëron mbi 30 mijë anëtarë. Aktivitetet do të përfshijnë gjithashtu takime ballë për ballë me aktivistë mjedisorë dhe komunitetet

REZULTATI:

Output-et /rezultatet kryesore që do të arrihen përmes implementimit të projektit përfshijnë: - Përgatitja dhe publikimi i pesë analizave të politikave mbi çështje të lidhura me ujërat; - Publikimi dhe promovimi i dy raporteve monitoruese mbi implementimin e Strategjisë së Ujërave; Organizimi i të paktën 20 diskutimeve me komunitetet lokale mbi çështjet e ujërave; - Takime me palët e interesuara përkatëse dhe deklarata publike/konferenca për shtyp për të avokuar për vendimmarrje mjedisore të qëndrueshme; - Krijimi i Këshillave të Komuniteteve Lokale për mbrojtjen e mjedisit; - Mbështetja e komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjime publike dhe takime konsultative me aktorët përkatës; - Zhvillimi i kapaciteteve të udhëheqësve lokalë për të siguruar pjesëmarrje cilësore; - Publikimi i dy raporteve të monitorimit për cilësinë e ujërave të lumenjve; - Dy fushata vjetore ndërgjegjësuese/edukuese duke synuar publikun e gjerë. Caktimi i ruajtjes dhe menaxhimit të ujërave si prioritet kryesor në domenin publik.