EMRI I PROJEKTIT:

Riformësimi i së Ardhmes: Gratë e Kosovës në vijën e parë të inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike

SECTORI:

Shoqëria civile

VLERA E PROJEKTIT:

130.921,15 EUR (Kontributi nga NL 99.839,32 EUR, 76% )

KOHËZGJATJA:

18 muaj Prill 2023 - Tetor 2024

PARTNERI ZBATUES:

IPKO Foundation dhe Women in Tech

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit përfshijnë vajza dhe gra të moshës 14-30 vjeç nga komunat e synuara në Kosovë, të cilat do të trajnohen për sigurinë kibernetike, aftësitë digjitale dhe inteligjencën artificiale. Për më tepër, pjesëmarrëset në Konferencën “Vajzave në TIK”, diskutimet në panel, punëtoritë, fushatat sociale dhe Samitin Global të Parisit “Gratë në Tech” do të përfitojnë nga shkëmbimi i njohurive, mundësitë e rrjetëzimit dhe përpjekjet e avokimit të fokusuara në barazinë gjinore në teknologji.

MBULIMI/NDIKIMI:

Prishtina

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Projekti synon të fuqizojë dhe të edukojë vajzat dhe gratë në Kosovë në fushat e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale (AI), demistifikimi i inteligjencës artificiale, të promovojë barazinë gjinore në teknologji dhe të krijojë një mjedis mbështetës për zhvillimin e karrierës së tyre në profesionet që lidhen me teknologjinë.

AKTIVITETET:

• Demistifikimi i Inteligjencës Artificiale përmes diskutimeve me ekspertë të fushës gjatë Konferencës “Vajzat në TIK”. • Trajnimi i vajzave mbi kërcënimet kibernetike dhe sigurinë kibernetike të bazuar në gjini përmes kurseve intensive. • Trajnimi i grave mbi Inteligjencën Artificiale për të kuptuar bazat dhe aplikimet e saj. • Nisja e dy fushatave sociale që adresojnë sigurinë kibernetike dhe ndikimin e inteligjencës artificiale. • Organizimi i paneleve të diskutimeve rreth inteligjencës artificiale dhe përfaqësimit të grave gjatë edicioneve DOKU.TECH. • Dërgimi i përfaqësuesve në Samitin Global të Parisit “Gratë në Tech” për shkëmbim njohurish dhe rrjetëzim. • Avokimi për politika me përfshirje gjinore në sektorët e arsimit dhe teknologjisë në nivel kombëtar.

REZULTATI:

• Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit në mesin e vajzave dhe grave për kërcënimet e sigurisë kibernetike dhe sfidat specifike gjinore. • Përmirësimi i aftësive digjitale dhe njohurive për sigurinë kibernetike në mesin e pjesëmarrëseve, duke çuar në një mjedis më të sigurt në internet. • Kuptimi më i mirë i inteligjencës artificiale dhe aplikimet e saj, duke fuqizuar gratë që të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për zgjidhjen e problemeve dhe inovacionin. • Zgjerimi i rrjetit dhe mundësive për vajzat dhe gratë në teknologji përmes punëtorive, paneleve dhe konferencave ndërkombëtare.