EMRI I PROJEKTIT:

“Zgjerimi i hapësirës qytetare për reformat e ardhshme gjyqësore në Kosovë”

SECTORI:

Shoqëria civile

VLERA E PROJEKTIT:

106.868 EUR (Kontributi i BE-së 98.276 EUR, 92% )

KOHËZGJATJA:

24 muaj 01/07/2022 - 30/06/2024

PARTNERI ZBATUES:

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Shoqëria kosovare

MBULIMI/NDIKIMI:

Mbarë Kosova

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Projekti synon të zgjerojë hapësirën qytetare ku qytetarët, jo vetëm që do të marrin informacion mbi iniciativën e qeverisë për reformën në drejtësi, por gjithashtu do të kontribuojnë në cilësinë e të gjithë procesit dhe përfundimisht do të çojnë në një ndjenjë në rritje të pronësisë publike mbi të gjithë procesin.

AKTIVITETET:

Aktiviteti I.1. Hartimi dhe publikimi i punimit hulumtues “Roli dhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës në Reformën Gjyqësore në Kosovë”. Aktiviteti I.2. Monitorimi i procesit legjislativ gjatë shqyrtimit parlamentar të paketës së projektligjeve – pjesë përbërëse e Reformës në Drejtësi. Aktiviteti I.3. Hulumtimi parlamentar gjatë shqyrtimit në komision të projektligjeve. Aktiviteti I.4. Seancat publike të komisionit parlamentar. Aktiviteti II.1. Tri (3) anketa periodike do të kryhen me mbështetjen e një kompanie profesionale lokale të anketimit. Aktiviteti II.1. Dy (2) debate televizive me aktorët e reformës në drejtësi. Aktiviteti II.2. Fushata e Ndërgjegjësimit dhe Avokimit (Prill 2022 – Dhjetor 2022) do të përbëhet nga një sërë aktivitetesh për shtrirje të kontakteve që synojnë informimin më të mirë të publikut dhe audiencave të synuara mbi progresin e reformës, si dhe avokimin për çështje specifike reformash të identifikuara gjatë implementimit të projektit. Aktiviteti II.3. Reforma në Drejtësi – Raporti i Progresit. Aktiviteti II.4. Ngjarja e Përmbylljes së Projektit – është aktiviteti përfundimtar i projektit me të gjithë partnerët përkatës të projektit. Vetë aktiviteti do të jetë ngjarja e prezantimit të Raportit të Progresit.

REZULTATI:

RI. Përmirësimi i projektligjeve dhe akteve të tjera ligjore (udhëzime administrative dhe rregullore) që çojnë në një reformë gjyqësore të informuar mirë dhe më të zbatueshme. RII. Kuptimi më i mirë dhe ndërgjegjësimi më i madh mbi reformën në drejtësi nga përfaqësuesit e zgjedhur (deputetët) dhe publiku i gjerë.