EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetja e BE-së për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

SEKTORI:

Energji

VLERA E PROJEKTIT:

10 milionë euro, IPA 2017 + 3 milionë euro të planifikuara në kuadër të IPA 2022

KOHËZGJATJA:

48 muaj, deri më 30 qershor 2024

PARTNERI ZBATUES:

Menaxhimi indirekt nga Banka Botërore

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Qeveria dhe komunat e Kosovës

PARTNËRITET:

Kontributi i BE-së menaxhohet nga Banka Botërore përmes një Fondi të Mirëbesimit Kapitali fillestar i FKEE-së është 16 milionë euro, nga të cilat granti i BE-së 10 milionë euro, granti i Qeverisë së Kosovës 1 milionë euro/vit për tri vitet e ardhshme dhe kredia e Bankës Botërore 5 milionë euro.

MBULIMI/NDIKIMI:

Komunat e Kosovës

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të përmirësohet siguria e furnizimit në Kosovë duke i zbatuar kërkesat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë për efiçiencën e energjisë dhe planin kombëtar të efiçiencës së energjisë.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të përmirësohet efiçienca e energjisë në infrastrukturën publike komunale.

AKTIVITETET:

Fondi (FKEE) është themeluar si subjektg i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm për t'ia mundësuar Qeverisë së Kosovës që t’i arrijë objektivat e saj të politikës për efiçiencën e energjisë duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masa për efiçiencën e energjisë, si dhe duke i tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare me qëllim të financimit dhe zbatimit të projekteve të investimit në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Fondi funksionon në baza rrotulluese, që do të thotë se projektet e realizuara do të ripaguhen nga komunat me këste për një periudhë prej përafërsisht 10 deri në 15 vite, siç është paraparë në marrëveshjet për shërbime energjetike midis Fondit dhe komunave. Fondi udhëhiqet nga një bord i anëtarëve i përbërë nga përfaqësues/ekspertë të qeverisë, Asociacionit të Komunave, drejtori menaxhues i fondit dhe përfaqësuesit e dy donatorëve kryesorë – Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Bankës Botërore. Fondi do ta synojë përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe investimet në energji të ripërtëritshme fillimisht në ndërtesat e sektorit publik, siç janë shkollat, qendrat shëndetësore dhe spitalet, por edhe në ndriçimin e rrugëve etj., për t’i përmirësuar politikat dhe kornizën rregullative. FKEE i ka nënshkruar kontratat për zbatimin e 74 projekteve të efiçiencës së energjisë në shkurt 2022 (shih listën në tekstin e mëposhtëm). Zbatimi i projekteve të efiçiencës së energjisë do të përfundojë në vitin 2023.

REZULTATI:

Rezultati 1: Lista e projekteve të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike përgatitet dhe zbatohet në marrëveshje me donatorët që kontribuojnë në Fond. Rezultati 2: Rritja e kursimeve të energjisë në infrastrukturën publike dhe shkalla e përmirësuar i komoditetit dhe nivelit të shërbimeve në sektorin publik.