EMRI I PROJEKTIT:

Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit

SECTORI:

Shoqëria civile

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e Veprimit: 193.982,44 euro Kontributi i BE-së: EUR 174.584,00

KOHËZGJATJA:

36 muaj Data e fillimit: 01/01/2023 Data e përfundimit: 31/12/2025

PARTNERI ZBATUES:

Solidar Suisse

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Gratë dhe vajzat janë përfitueset përfundimtare të projektit Burrat dhe djemtë përfaqësojnë grupin tjetër të rëndësishëm të interesit për projektin, i cili është po aq i rëndësishëm me atë të grave. OSHC-të, komunat, institucionet arsimore, mediat

PARTNERËT:

Qendra Kosovare për Studime Gjinore - QKSGJ

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i veprimit është përmirësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në Kosovë kryesisht për të luftuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi Specifik 1: Rritja e ndërgjegjësimit në të gjithë komunitetin dhe publikun e gjerë se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe inkurajimi i të gjithë qytetarëve që ta luftojnë atë. Objektivi Specifik 2: Promovimi i implementimit të masave efektive për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave në nivel kombëtar dhe lokal.

AKTIVITETET:

- Kryerja e një studimi bazë për parandalimin, dhunën me bazë gjinore, zhvillimin dhe/ose zbatimin e mekanizmave të paralajmërimit të hershëm në nivel lokal dhe ofrimin e shërbimeve për mbështetjen e viktimave në Kosovë. - Organizimi i punëtorisë për 30 anëtarë të Mekanizmave Koordinues për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje mbi mbrojtjen dhe luftimin e dhunës në familje - Zhvillimi i gjashtë sesioneve të trajnimit për 60 pjesëmarrës nga qendrat e punës sociale, policia e komunitetit në nivelin vendor dhe aktorë të tjerë mbi rritjen e njohurive mbi Procedurat Standarde të Operimit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, - Organizimi i 6 punëtorive/60 pjesëmarrës për bartjen e njohurive dhe aftësive te mediat lokale, portalet dhe zyrat komunale të informimit se si të sigurohet një raportim i balancuar për çështjet gjinore, me fokus të veçantë në dhunën me bazë gjinore. - Kryerja e një analize vlerësimi me palët e interesuara të mekanizmave në gjashtë komunat - Organizimi i takimeve avokuese me kryetarët e komunave dhe/ose kryesuesit e kuvendeve - Organizimi i gjashtë punëtorive për hartimin e planeve trevjeçare të veprimit në gjashtë komuna - Mbështetja e Mekanizmave Koordinues Komunal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje për të nxjerrë rekomandime - Sesione informative me aktorët kryesorë (të rinj/studentë, mësimdhënës/profesorë, qendra të punës sociale) duke përfshirë mediat lokale, OSHC-të, autoritetet lokale, dhe gazetarët se si të identifikojnë dhe parandalojnë dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin.

REZULTATI:

Rezultati 1: Shoqëria informohet se dhuna dhe diskriminimi ndaj grave përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut; Rezultati 2: Rritja e kapaciteteve të të paktën 30 punëtorëve nga autoritetet qendrore dhe komunale, policia në komunitet në nivel komunal, dhe OSHC-të mbi parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave përmes sesioneve trajnuese; Rezultati 3: Mekanizmi Koordinues Komunal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje është zgjeruar dhe funksionalizuar në gjashtë komuna [1] Rezultati 4: Fushata ndërgjegjësuese është zhvilluar dhe realizuar nëpërmjet tre elementeve të saj: Tri konferenca, video dhe produkte digjitale; Rezultati 5: Rritja e edukimit dhe njohurive të së paku 500 nxënësve/studentëve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor mbi barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore dhe barazinë gjinore në të gjitha komunitetet etnike të Kosovës. Rezultati 6: Sjelljet kryesore gjinore dhe specifike për dhunën me bazë gjinore analizohen dhe trajtohen përmes një studimi të skenarit bazë dhe të skenarit përfundimtar.