EMRI I PROJEKTIT:

Tregimi im, dinjiteti im: Adresimi i diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore në mesin e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara dhe nënave vetushqyese me fëmijë me aftësi të kufizuara’

SECTORI:

Shoqëria civile

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e Veprimit: EUR 206.251,42 Kontributi i BE-së: EUR 170.000,00

KOHËZGJATJA:

36 muaj Data e fillimit: 01/01/2023 Data e përfundimit: 31/12/2025

PARTNERI ZBATUES:

SHOQATA E PARAPLEGJIKEVE DHE E PARALIZUJE SE FEMIJEVE TE GJILANIT

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara

PARTNERËT:

Inkluzioni, Organizatë Jo-Qeveritare Udruzenje Invalida Handikos Ranilug, Organizatë Jo-Qeveritare Qendra për Inovacione dhe Zhvillim, Organizatë Jo-Qeveritare

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm është të kontribuohet për të fuqizuar gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të realizuar të drejtat e tyre themelore për mbrojtje dhe përfshirje sociale.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi Specifik: 1: Rritja e ndërgjegjësimit në të gjithë komunitetin dhe publikun e gjerë se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe inkurajimi i të gjithë qytetarëve që ta luftojnë atë. Objektivi Specifik 2: Promovimi i implementimit të masave efektive për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave në nivel kombëtar dhe lokal.

AKTIVITETET:

- Hartëzimi i Shërbimeve Sociale dhe Vendosja e Bashkëpunimit Formal me Ofruesit e Shërbimeve- Konferenca Rajonale Fillestare dhe 3 Sesione Informative; - Punëtori mbi Zhvillimin e Planeve të Informimit për Lehtësimin e Qasjes në Shërbimet Publike dhe të Specializuara; Ofrimi i Shërbimeve të Specializuara në Shtëpi dhe Mbështetjes së Mobilitetit për Qasje në Shërbimet Publike; Krijimi i Ekipeve të Përbashkëta të Monitorimit me ofrues të tjerë të shërbimeve; Krijimi i Rrjetit të Grave dhe Vajzave me Aftësi të Kufizuara dhe Nënave Vetushqyese me Fëmijë me Aftësi të Kufizuara përmes 8 grupeve të vetë-ndihmës; Organizimi dhe lehtësimi i 48 takimeve të grupeve të vetë-ndihmës me gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Finalizimi i 3 Dokumenteve të Politikave mbi mbrojtjen sociale, fuqizimin ekonomik dhe arsimin; Organizimi i 10 takimeve me autoritetet e nivelit vendor dhe qendror për të prezantuar Dokumentet e Politikave; Organizimi i 2 podcast-eve me komunitetin e aftësisë së kufizuar dhe ofruesit e shërbimeve; Fushata ndërgjegjësuese dhe avokuese;

REZULTATI:

- Rritja e qasjes për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënave vetushqyese me fëmijë me aftësi të kufizuar në shërbimet publike dhe të specializuara. - Rritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara dhe nënave vetushqyese me fëmijë me aftësi të kufizuara për të adresuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre. - Rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të publikut për mbështetjen e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara dhe nënave vetushqyese me fëmijë me aftësi të kufizuara - Ofrimi i shërbimeve në shtëpi me Klinikën Mobile - Përqindja e grave dhe vajzave që japin në mënyrë aktive rekomandime për veprime avokuese - Rritja e transmetimit të materialeve të prodhuara në mediat lokale dhe kombëtare