EMRI I PROJEKTIT:

Një sistem inteligjent për zbulimin e hershëm të vërshimeve dhe monitorimin e mbeturinave në pellgun e lumit Lepenc

SEKTORI:

Klima, Mjedisi, Menaxhimi i Mbetjeve

VLERA E PROJEKTIT:

728,446.00 euro Financimi nga BE-ja 619,179.10 euro

KOHËZGJATJA:

24 muaj

PARTNERI ZBATUES:

Komuna e Hanit të Elezit, Kosovë – Aplikanti kryesor

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

• Qeveritë lokale, familjet, • Bizneset, • Pronarët e tokave, • Vizitorët, • Popullsia lokale e zonës së lumit Lepenc, dhe • OJQ-të,

MBULIMI/NDIKIMI:

Gjorce Petrov, Zlokukjani, Ormani (Republika e Maqedonisë së Veriut, pjesa veriperëndimore) Kaçaniku, Shtërpca, Hani i Elezit (Republika e Kosovës, pjesa juglindore)

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të rritet qëndrueshmëria e komuniteteve të pellgut të lumit Lepenc ndaj fatkeqësive nga vërshimet, duke i kontribuar rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të shërbimeve të parandalimit.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivat specifike: 1. Të përmirësohet sistemi i menaxhimit të mbeturinave në rajonin e BQ duke e zvogëluar një kërcënim serioz të lidhur me vërshimet për komunitetet, për shkak të deponive ilegale dhe rrjedhjes së mbeturinave të dëmshme. 2. Të krijohet një sistem i paralajmërimit të hershëm për vërshimet e shpejta në nivel pellgjesh dhe një sistem i alarmimit publik në drejtim të planifikimit të menaxhimit të rrezikut nga vërshimet në përputhje me Direktivën e BE-së për Vërshimet; 3. Të fuqizohen autoritetet dhe komunitetet në rajonin e BQ për t’i kuptuar, për t’u përgatitur dhe për të reaguar më mirë ndaj rreziqeve dhe parandalimit të vërshimeve.

AKTIVITETET:

1.1.1. Blerja, funksionalizimi dhe vendosja e pajisjeve për mbledhje të mbeturinave (automjetet e mbledhjes së mbeturinave dhe kontejnerët e mbeturinave plastike); 1.1.2. Krijimi dhe zbatimi i një platforme të menaxhimit të mbeturinave të mbështetur nga TI-ja 2.1.1. Blerja dhe funksionalizimi i një pakoje të sistemit inteligjent të zbulimit të hershëm, monitorimit dhe alarmit publik: UAV-të me kamera të integruara të vëzhgimi, sensorë të nivelit të lumit, kamera fikse (montuese) për regjistrimin e aktiviteteve të paligjshme që mund të shkaktojnë ndotjen e lumenjve dhe vërshimet, si dhe pajisjet teknike mbështetëse për zbatimin e sistemit të TI-së ; 2.2.1. Përgatitja e një analize për të dhënat e mbledhura në terren për vërejtjen e ndikimeve të ndryshme të dëmshme dhe të rrezikshme dhe hartëzimi i pikave të nxehta të cenueshme ndaj vërshimeve dhe akumulimit të parregulluar të mbeturinave; 2.2.2. Përgatitja dhe krijimi i një plani të përbashkët të menaxhimit të rrezikut nga vërshimet për rajonin e pellgut të lumit Lepenc, duke përfshirë masat, prioritetet, implikimet financiare dhe rekomandimet. 3.1.1. Krijimi i Rrjetit të BQ-së të autoriteteve lokale dhe kombëtare të interesuara për parandalimin e rrezikut nga vërshimet; 3.1.2. Krijimi dhe ofrimi i kurrikulave të trajnimit për protokollet e hartuara për parandalimin dhe emergjencat e krizave të vërshimeve dhe për sistemin e integruar të parandalimit inteligjent nga vërshimet. 3.2.1. Shpërndarja e informatave dhe ushtrimeve praktike me popullsinë vendase në zonat urbane të prekura pranë pikave të nxehta të identifikuara me rrezik të lartë nga vërshimet. 3.3.1. Zbatimi i ripyllëzimit të zonës malore me vendbanime, si masë antierozive; 3.3.2. Pastrimi i deponive pranë vendbanimeve rurale të cilat e prekin shtratin e lumit Lepenc.

REZULTATI:

Rezultati 3.1: Ndërhyrjet e ardhshme për të trajtuar ndotjen e mjedisit janë të bashkërenduara dhe harmonizuara mirë, duke përfituar në mënyrë të barabartë gratë dhe burrat. Rezultati 3.2: Menaxhimi i mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza, si dhe sistemet e kanalizimeve është përmirësuar, duke përfituar njësoj gratë dhe burrat. Rezultatet kryesore: 1.1. Shërbimi i mbledhjes të mbeturinave përgjatë pellgut të lumit është përmirësuar për sa i përket efektivitetit dhe efikasitetit; 1.2. Hedhja ilegale e mbeturinave, puna bujqësore dhe industria pranë lumit monitorohen, duke përfshirë terrenet e vështira për t'u arritur, për ta parandaluar ndotjen e lumenjve dhe vërshimet e mundshme. 2.1. Niveli i ujit të lumit dhe gjendja e shtratit të lumit monitorohen 24/7 për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të vërshimeve, duke dhënë të dhëna në kohë reale përmes sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe monitorimit inteligjent afatgjatë; 2.2. Një Plan i Përbashkët i Veprimit për Menaxhimin e Rrezikut nga Vërshimet për zonën e BQ-së është krijuar duke u bazuar në analizën e të dhënave të mbledhura në kohë reale, zbulimin e pikave të nxehta, përcaktimin e masave dhe propozimin e rekomandimeve. 3.1. Autoritetet janë të pajisura me njohuri të reja për ta integruar zbutjen e rrezikut nga vërshimet dhe zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë si pjesë përbërëse të zhvillimit social dhe ekonomik. 3.2. Kapaciteti i reagimit ndaj fatkeqësive nga vërshimet është përmirësuar përmes fushatave të vetëdijesimit të publikut për sistemin e paralajmërimit të hershëm dhe stërvitjeve gjithëpërfshirëse. 3.3. Komunitetet rurale e kanë rritur rezistencën ndaj vërshimeve nëpërmjet zbatimit praktik të masave të synuara.