EMRI I PROJEKTIT:
Krijimi i urave midis rajoneve
SEKTORI:
Klima, Mjedisi, Menaxhimi i Mbetjeve
VLERA E PROJEKTIT:
1,016,252.86 euro Financimi nga BE-ja 688,714.56 euro
KOHËZGJATJA:
24 muaj
PARTNERI ZBATUES:
Komuna e Vitisë, Kosovë – Aplikanti Kryesor
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
• Banorët lokalë të komunës së Gostivarit dhe komunës së Vitisë (gjithsej 128,412), • Përfitues indirekt janë popullata që jeton përgjatë rrjedhës së lumit Vardar dhe Morava, turistët potencialë në rajonin e Vitisë dhe Gostivarit.
MBULIMI/NDIKIMI:
Zona ndërkufitare Komuna e Gostivarit, Maqedonia e Veriut Komuna e Vitisë, Kosovë
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
T’i kontribuojë ulje së ndotjes së mjedisit dhe rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
QËLLIMET E PROJEKTIT:
S01: Të zvogëlohet ndotja e lumenjve përmes veprimeve të përbashkëta për parandalimin e hedhjes së paligjshme të mbeturinave dhe S02 Të krijohen parakushtet për transport të gjelbër për qytetarë
AKTIVITETET:
Faza 1: Aktivitetet e krijimit të projektit 0.1 Krijimi i ekipit të projektit 0.2 Themelimi i Bordit Këshillëdhënës në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut 0.3 Takimi fillestar dhe konferenca për shtyp R.1 Reduktimi i deponive ilegale dhe avancimi i zonave 1.1 Identifikimi dhe pastrimi i deponive ilegale për pastrim në të dy rajonet me mekanizimin e duhur 1.2 Nivelimi i tokës dhe përgatitja për krijimin e parqeve rekreative brenda zonës në të dyja anët e lumit Vardar, mbjellja e hortikulturës së nevojshme. 1.3 Nivelimi i tokës dhe përgatitja për krijimin e pikave rekreative brenda zonës në njërën anë të lumit Morava, mbjellja e hortikulturës së nevojshme. R2 Krijimi i infrastrukturës së besueshme për avancim të mbrojtjes së mjedisit 2.1 Ndërtimi i urës për këmbësorë të përshtatur për personat me nevoja të veçanta në urën e Gostivarit dhe në atë të Buzovikut në Viti 2.2 Trajnimi i stafit përgjegjës për mirëmbajtjen e urës 2.3 Softueri implementues dhe Ekrani Vizual Digjital për numërimin e numrit të njerëzve që e përdorin urën në Gostivar 2.4 Ndërtimi i 400 metrave shteg për këmbësorë 400 në lumin Vardar në Gostivar 2.5 Ndërtimi 1300 metrave shtegut për këmbësorë në lumin Morava në Viti 2.6 Shtrati i lumit Morava i shtruar me gurë me gjatësi prej 760 m 2.7 Ndërtimi i pesë vrimave septike në afërsi të lumit Morava për filtrimin e ujërave të zeza nga rrjedhjet e tjera 2.8 Ndërtimi i një pilot vrime septike në afërsi të lumit Vardar për filtrimin e ujërave të zeza nga rrjedhat e tjera. R3. Sigurimi i pajisjeve për krijimin e qëndrueshëm të vendeve rekreative në Gostivar dhe Viti që janë prekur nga mbeturinat e ngurta 3.1 Prokurimi i ulëseve (25 copë), shportave për mbeturina selektive (10 sete) dhe pikave të parkimit për biçikleta (5 copë) për parkun në Gostivar 3.2 Blerja dhe montimi i shtyllave të dritave rrugore me drita fotovoltaike LED në Gostivar (60 copë) 3.3 Instalimi i dy kamerave për transmetim të drejtpërdrejtë nga vendet 3.4 Ndërtimi i pesë kasolleve prej druri pranë lumit Morava dhe tri kasollet prej druri për pushim në Parkun e Gostivarit 3.5 Prokurimi i shportave të bërllokut për mbeturinat selektive (5 komplete) R.4 Vetëdijesimi i popullatës për mbrojtjen e mjedisit 4.1 Takimi fillestar dhe konferenca për shtyp 4.2 Konferenca për prezantimin dhe diskutimin e Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit. 4.3 Krijimi i videove promovuese për promovimin e mbrojtjes së mjedisit. 4.4 Përgatitja e materialit promovues për fushatën e vetëdijesimit për Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit. 4.5 Fushata në vend për dobitë nga zonat e pastra 4.6 Fushata në mediat sociale për mbrojtjen e mjedisit në mënyra alternative 4.7 Dita e Hapur e Gjelbër për Inovacion për mbledhjen e ideve inovative për mjedisin së mjedisit 4.8 Konferenca përmbyllëse për prezantimin e rezultateve nga veprimi dhe ekspozita finale e shitjes nga shoqatat e grave nga dy vendet Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në lokacionin e riorganizuar afër lumit Morava R.5 Ngritja e kapaciteteve të palëve me interes A5.1 Përgatitja dhe ofrimi i 2 kurseve për studentët lidhur me mbledhjen e ndarë të mbeturinave të ngurta A5.2 Zhvillimi dhe ofrimi i 2 kurseve për punëtorët e mirëmbajtjes së mjedisit lidhur me mbledhjen e ndarë të mbeturinave të ngurta
REZULTATI:
Rezultati 3.1: Ndërhyrjet e ardhshme për ta trajtuar ndotjen e mjedisit janë të bashkërenduara dhe të harmonizuara mirë, duke përfituar njësoj gratë dhe burrat. Rezultati 3.2: Menaxhimi i mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza, si dhe sistemet e ujërave të zeza janë përmirësuar, duke përfituar njësoj gratë dhe burrat Rezultatet e pritshme EO1 Deponitë ilegale janë hequr dhe është rregulluar terreni për rekreacion të këmbësorëve dhe çiklistëve EO2 Kryhen punimet infrastrukturore në shkallë të vogël - ndërtimi i urave, vrimave septike dhe shtratit të lumit për menaxhim më të mirë dhe për parandalim të ndotjes së mjedisit EO3 Zonat më të frekuentuara të qytetit të prekura nga mbeturinat e ngurta janë të rregulluara dhe të pajisura me pajisje urbane EO4 Ngritja e vetëdijes për mjedisin për zhvillim të qëndrueshëm urban OE5 Rritja e kapaciteteve të institucioneve vendore dhe rinisë për t'u marrë me problemet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit