EMRI I PROJEKTIT:

Ndërtimi i kopshteve të fëmijëve në Prishtinë, Mazgit and Gjilan

SEKTORI:

Edukimi

VLERA E PROJEKTIT:

Punime të përhershme: 2,537,308,01 euro Shuma e përkohshme: 936,014,39 euro Shuma totale e kontratës 3,473,322,40 euro

KOHËZGJATJA:

07/12/2022 23/11/2023

PARTNERI ZBATUES:

Kontrata për shërbime: Konsorciumi: TÜMAŞ – Turkish Engineering Consulting & Contracting Co. (TR) në konsorcium me LIV Mühendislik Müşavirlik İnşaat Limited Şirketi (TR) Kontrata e punimeve: BREGU SH.A.

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Fëmijët e komunave të Prishtinës, Obiliqit (Mazgit) dhe Gjilanit

MBULIMI/NDIKIMI:

Qytetet e Prishtinës, Obiliqit (Mazgit) dhe Gjilanit

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Mbështetja e përmirësimit të infrastrukturës arsimore me theks të veçantë në çerdhet e fëmijëve dhe objektet parashkollore të tjera

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i tri (3) kopshteve të reja të fëmijëve në Prishtinë, Obiliq (Mazgit) dhe Gjilan

AKTIVITETET:

Kontrata për shërbime: Faza 1: Përgatitja e dokumenteve të tenderit për projektim dhe punime Faza 2: Mbikëqyrja e punimeve Konsulenti vepron në emër të autoritetit kontraktues si mbikëqyrës në tërë kantierin dhe e siguron bashkërendimin midis kontraktorit (ëve), autoritetit kontraktues dhe përfituesit. Kontrata e punimeve: Ndërtimi i çerdhes së fëmijëve me vendndodhje në: 1. komunën e Prishtinës - ndërtesa ndodhet në lagjen Dardania në një ngastër prej afro 4,355.00 m2 2. komunën e Obiliqit - ndërtesa ndodhet në lagjen Mazgiti, në një ngastër prej afro 5497.00 m2. 3. Komuna e Gjilanit - ndërtesa ndodhet në lagjen Arbëria, në një ngastër prej afro 3264.00 m2