EMRI I PROJEKTIT:
Diversifikimi i zërave në gazetari 2022/441-451
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 388.888.88 euro Kontributi i BE-së: 350.000.000 EUR
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 1 janar 2023 Data e përfundimit: 31 dhjetor 2025
PARTNERI ZBATUES:
Kosova Global (Kosovo 2.0)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
- Publiku i gjerë, dhe veçanërisht gratë, pakicat seksuale, pakicat etnike dhe të rinjtë - të rinjtë, duke përfshirë studentët e gazetarisë dhe profesionistët e karrierës së hershme, së bashku me mediat e pavarura dhe organizatat e media produksionit Përfituesit përfundimtarë: OShC-të, studiuesit dhe aktivistët; mediat; institucionet, dhe veçanërisht politikëbërësit dhe shërbyesit civilë
MBULIMI/NDIKIMI:
Fusha kryesore e synuar: mbrojtja e pluralizmit mediatik përmes gazetarisë cilësore, standardeve profesionale dhe edukimit mediatik Fusha e synuar dytësore: mbrojtja e të drejtave të njeriut, fuqizimi i të rinjve
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të mbështetet gazetaria cilësore dhe me interes publik dhe të mbështetet mirëkuptimi dhe besimi i profesionistëve të gazetarisë, mediat dhe publiku drejt gazetarisë së pavarur.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
SO1: Të ndërtohet kapaciteti i mediave dhe organizatave prodhuese të mediave për t'u angazhuar në gazetarinë e interesit publik që e ndalon dezinformimin dhe keqinformimin SO2: Të rritet aftësinë e të rinjve, duke përfshirë studentët dhe profesionistët e gazetarisë, për të kuptuar dhe prodhuar gazetari cilësore, duke përfshirë edhe rritjen e njohurive mediatike të tyre SO3: Të prodhohet gazetari multimediale inovative dhe shpjeguese që i sfidon narrativat problematike që bazohen në dezinformim dhe keqinformim dhe në portretizime përjashtuese të grupeve të margjinalizuara; SO4: Të rritet përfshirja e grave në prodhim gazetaresk cilësore dhe të përmirësohet përfaqësimi i grave në media.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Me këtë veprim, K2.0 synon ta promovojë pluralizmin mediatik në Kosovë, duke i trajtuar boshllëqet ekzistuese të informacionit në mjedisin mediatik kosovar përmes prodhimit të brendshëm dhe mbështetjes për prodhimin e gazetarisë cilësore nga palët e treta, dhe duke ndërtuar kapacitetin e mediave, organizatave që prodhojnë media dhe gazetarëve të rinj ose aspirues për të prodhuar përmbajtje gazetareske që u përmbahet standardeve më të larta profesionale. Meqë ky është ushtrim i zhvillimit të shkathtësive që përqendruar përrreth prodhimit origjinal të përmbajtjes gazetareske multimediale nga ana e përfituesve, K2.0 gjithashtu kërkon ta rrisë të kuptuarit e tyre dhe integrimin e koncepteve të edukimit mediatik. Përfundimisht, K2.0 synon ta kundërshtojë përhapjen endemike të dezinformatave dhe keqinformimeve, si dhe praktikave jo të duhura gazetareske në Kosovë, duke e mbështetur gazetarinë cilësore dhe me interes publik. Së bashku me aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e angazhimit të qytetarëve, kjo pritet ta nxisë mirëkuptimin dhe besimin e profesionistëve të gazetarisë, mediave dhe publikut në gazetarinë e pavarur dhe funksionin demokratik të pazëvendësueshëm të saj. Siç ndodh, dështimi i gazetarisë në Kosovë për ta bërë atë që supozohet të bëjë – që është që të jetë informuese, edukuese dhe ta nxisë të menduarit – e krijon një ndarje me njerëzit të cilëve është menduar t'u shërbejë, përkatësisht publikut. Për këtë arsye, për këtë veprim përdoret një qasje e bazuar në të drejtat (QBD), duke ndërtuar kapacitetin e mediave për ta prodhuar përmbajtjen e cila i duhet publikut, duke e promovuar angazhimin e publikut drejt gazetarisë dhe duke e synuar rritjen e aftësisë së mediave dhe publikut për të dalluar, vlerësuar dhe prodhuar informacion të besueshëm. Ai gjithashtu fokusohet në grupet e margjinalizuara, duke i përfshirë ata edhe si shkrues, edhe si zëra të informimit cilësor. Më në fund, K2.0 mendon se, kur kemi të bëjmë me gazetarinë e pavarur, mënyra më e duhur për ta rritur aftësinë e bartësve përfundimtarë të detyrës (d.m.th. institucioneve) për ta përmbushur obligimin e tyre është përmes vetë gazetarisë. Aty ku lulëzon gazetaria e pavarur dhe e pakompromis, aty lulëzon edhe demokracia, meqë e rrit kapacitetin e qytetarëve për t’i sfiduar dështimet institucionale, për t’i zhvilluar mjetet për të marrë pjesë aktive në shoqëri dhe për ta pasur ndjenjën e agjencisë që është e nevojshme që pluralizmi dhe drejtësia të përparojnë. Duke e ndërtuar kapacitetin e mediave dhe organizatave të lidhura me to për të prodhuar gazetari të larmishme dhe cilësore (Vep. 1 “Grantet mediatike”), duke e rritur kapacitetin dhe interesimin e të rinjve dhe studentëve/profesionistëve të gazetarisë për ta kuptuar dhe për të prodhuar gazetari të mirë (Vep. 2 “Gazetaria me pjesëmarrje”), duke e përdorur një qasje ndërsektoriale ndaj aktiviteteve dhe duke u angazhuar në prodhimin gazetaresk të pavarur dhe me interes publik (Vep. 3 “Prodhimi i brendshëm gazetaresk multimedial”), ky propozim e avancon SO4 të programit të Be-së për “Mbështetje për shoqërinë civile, mediat dhe aktorët e të drejtave të njeriut në Kosovë 2022”, përkatësisht, për ta mbrojtur pluralizmin mediatik përmes gazetarisë cilësore, standardeve profesionale dhe njohurive mediatik. Në veçanti, ai i synon fushat prioritare që kanë të bëjnë me disponueshmërinë e raportimit investigativ cilësor dhe të besueshëm për qytetarët, si dhe kundërshtimin e dezinformimit.
AKTIVITETET:
Vep. 1: Grantet për media: Programi vjetor që përfshin trajnime dhe financim nga palët e treta për mediat e angazhuara në shoqëri dhe organizatat prodhuese të mediave që dëshirojnë të angazhohen në prodhime editoriale që e përmirësojnë përfaqësimin e diversitetit në media dhe që e ndalojnë dezinformimin dhe keqinformimin. Vep. 2: Gazetaria me pjesëmarrje: Vep. 2.1: Thirrjet në blog (komponenti 1): Programi vjetor që i synon të rinjtë dhe që ua mundëson atyre që të publikojnë histori të shkurtra në revistën e K2.0, përderisa marrin mbikëqyrje editoriale dhe mentorim nga redaktorët e K2.0. Vep. 2.2. Qendra e gazetarisë (komponenti 2): Program vjetor që e synon rininë përmes financimit individual të palëve të treta dhe që ofron trajnim intensiv për mjetet dhe etikën e gazetarisë multimediale, si dhe mundësinë për të prodhuar prodhime editoriale me cilësi të lartë përmes bashkëpunimit, nën mentorimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të trajnerëve dhe redaktorëve të K2.0. Vep. 3: Prodhimi i brendshëm gazetaresk multimedial: Prodhimi dhe publikimi i videove të gjata (5-15 minuta), shpesh investigative për nga natyra, duke i zbërthyer ngjarjet ose konceptet komplekse për publikun, përmes përdorimit të tekstit dhe audio e video animacioneve, dhe duke mbuluar çështje që kanë të bëjnë me a) të drejtat e njeriut, b) politikat dhe qeverisjen e mirë, c) sundimi i ligjit dhe qasjen në drejtësi, d) kulturën dhe artet.
REZULTATI:
1. Është rritur aftësia e mediave dhe organizatave prodhuese të mediave në mbarë Kosovën për të prodhuar gazetari cilësore. Si rezultat, pluralizmi i mediave ndikohet pozitivisht, ndërsa mediat dhe organizatat prodhuese të mediave i forcojnë shkathtësitë e tyre në gazetari të pavarur, të bazuar në fakte, me në qendër njerëzit. 2. Është rritur aftësia e të rinjve, duke përfshirë studentët e gazetarisë dhe profesionistët e hershëm të karrierës, për të marrë pjesë në prodhime cilësore gazetareske. Si rezultat, aftësia e tyre për t’i kuptuar, përdorur dhe prodhuar informatat (njohuritë për mediat) është rritur, ndërsa këndvështrimet e tyre janë integruar në produksionet e mediave. Gazetarët dhe profesionistët e rinj dhe aspirues të mediave janë të pajisur më mirë për t’i ndjekur standardet më të larta profesionale në karrierat e tyre të ardhshme. 3. Publikut të gjerë i prezantohet një përmbajtje e larmishme gazetareske me cilësi të lartë, përderisa flitet për çështje të cilat nuk raportohen sa duhet apo për të cilat raportohet keq, por që janë me rëndësi kyçe për demokracinë. Në mesin e publikut të gjerë, grupet e margjinalizuara si gratë dhe pakicat etnike përfitojnë nga përfaqësimi i shtuar dhe raportimi gjithëpërfshirës, relevant dhe i respektueshëm. Si rezultat, promovohet një kulturë e solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe përmirësohet funksioni themelor publik i gazetarisë. Si rezultat, ndikimi i pritshëm i këtij veprimi është: mbështetet gazetaria cilësore, me interes publik, ndërsa akterët kryesorë të gazetarisë – gazetarët, mediat dhe publiku – janë të pajisur më mirë për të vlerësuar dhe prodhuar gazetari profesionale, të bazuar në fakte dhe të vetëdijshme për shoqërinë. Si rezultat i kësaj, kundërshtohen forcat ekzistuese që e kërcënojnë pavarësinë, cilësinë dhe qëllimin qytetar të gazetarisë.