EMRI I PROJEKTIT:
Qendra Burimore Kombëtare për Shoqërinë Civile në Kosovë
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
39 muaj (1 shkurt 2021 – 31 prill 2024)
KOHËZGJATJA:
502,000 € (kontributi i BE-së: 452,000 €)
PARTNERI ZBATUES:
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC)
PARTNERËT:
Community Building Mitrovica (CBM)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
OShC-të aktive në Kosovë, në veçanti OSHC-të më të vogla dhe themelore që janë të përkushtuara për ta forcuar bazën e zgjedhësve të tyre
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosovo
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të forcohen kapacitetet e OSHC-ve për t'u bërë kontribuese dhe mbikëqyrëse aktive të demokracisë pjesëmarrëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në BE
AKTIVITETET:
Qendra burimore për shoqërinë civile a. Seancat e informimit për tema të rëndësishme për shoqërinë civile, pjesëmarrjen dhe integrimin evropian, në të gjitha gjuhët lokale b. Materialet dhe burimet në internet c. Këndi i dedikuar për Covid-19 për OSHC-të d. Tavolinë e ndihmës për shoqërinë civile Ndërtim i kapaciteteve a. Shkolla e Aktivizmit për OSHC-të e vogla dhe të mesme b. Mentorimi dhe trajnimi për OSHC-të pjesëmarrëse në Shkollën e Aktivizmit c. Trajnimet për OSHC-të për mjetet e TIK-ut Lehtësimi dhe rrjetëzimi a. Krijimi dhe lehtësimi i grupeve sektoriale të OSHC-ve Mbështetja për aktivizmin dhe vullnetarizmin qytetarë a. Nëngrante për OSHC-të, grupet joformale dhe individët për ta mbështetur vullnetarizmin b. Klinika Ligjore për këshilla juridike dhe edukim falas për qytetarët dhe OSHC-të
REZULTATI:
(1) Shpërndarja e informatave tek OSHC-të dhe qytetarët, duke shërbyer si një qendër burimore, për shoqërinë civile, duke mundësuar mjedis për shoqërinë civile dhe pika hyrëse për pjesëmarrje në proceset e politikave në nivel lokal dhe qendror; (2) Përmirësimi i kompetencave organizative të OSHC-ve dhe forcimi i marrëdhënieve me zgjedhësit përmes ofrimit të programit të ngritjes së kapaciteteve për zhvillim organizativ, avokim me pjesëmarrje, llogaridhënie dhe transparencë; (3) Lehtësimi i rrjeteve sektoriale, pjesëmarrjes, shkëmbimit dhe partneriteteve midis OShC-ve; (4) Mbështetja e aktivizmit qytetar dhe nismave vullnetare përmes ofrimit të fondeve dhe ndihmës juridike falas.