EMRI I PROJEKTIT:
Veprimi kundër diskriminimit për të gjithë (AADA) 2022/441-144
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 214400,32 € Kontributi i BE-së 180,000,00 €
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 1.2.2023 Data e përfundimit: 31.1.2026
PARTNERI ZBATUES:
Qendra për Arsim e Kosovës
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Rreth 5,000 vajza dhe djem të moshës 15-18 vjeç nga 15 shkolla të mesme të larta (gjimnaze dhe shkolla të AAP-së) Shkollat dhe autoritetet lokale nga 10 komuna Publiku i gjerë Përfituesit përfundimtarë: Të rinjtë e Kosovës
PARTNERËT:
Fondacioni Ipko
MBULIMI/NDIKIMI:
Fusha kryesore e synuar: Gjimnazet dhe shkollat e AAP-së në Kosovë Fusha dytësore e synuar: Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të sigurohet që të gjithë të rinjtë të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke e promovuar një mjedis mbështetës dhe politika kundër diskriminimit në shkolla dhe në shoqëri.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
T’i fuqizojë komunitetet e shkollave për t’i mbrojtur grupet e cenueshme nga diskriminimi përmes arsimit, ndërmjetësimit dhe zhvillimit të aftësive ndërkulturore
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Ky veprim përqendrohet në fëmijët e shkollës dhe është krijuar për t'i mbështetur ata që të bëhen agjentë të ndryshimit në komunitetin e tyre, si dhe t’i minimizojë efektet e diskriminimit dhe përvojës me gjuhë të urrejtjes. Kjo do të arrihet duke i përmirësuar kapacitetet e tyre për t’i mbrojtur dhe për të avokuar për të drejtat e grupeve të cenueshme që i nënshtrohen diskriminimit ose janë në rrezik nga ai dhe gjithashtu do t’i përmirësojë kapacitetet e shkollës dhe autoriteteve lokale për t'u marrë me rastet e diskriminimit. Duke e parandaluar dhe luftuar diskriminimin, si dhe duke e rritur ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj këtij problemi, ne do të promovojmë mjedis mbështetës në shkolla dhe shoqëri, duke i kontribuar kështu arritjes së objektivit të përgjithshëm.
AKTIVITETET:
1.1. Themelimi i 15 klube shkollore, të përbëra nga djem dhe vajza të bashkësive të ndryshme etnike 1.2. Ndërtimi i kapaciteteve të 15 shkollave partnere të mesme të larta për t'u marrë me të gjitha format e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes 1.3. Zbatimi i metodologjisë së ndërmjetësimit mids bashkëmoshatarëve dhe kundërshtimi i gjuhës së urrejtjes në shkollat partnere 1.4. Mbështetja e autoriteteve të shkollës për ta krijuar një sistem efikas të reagimit ndaj rasteve të diskriminimit brenda mjedisit shkollor. 2.1. Organizimi i tri raundeve të shkollës verore për 180 djem dhe vajza nga 10 komuna të përzgjedhura duke u bazuar në Metodologjinë PONDER 2.2. Mbështetja e 15 klubeve shkollore për të prodhuar përmbajtje digjitale për ta nxitur kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit 3.1. Krijimi dhe plotësimi i kanaleve/profileve zyrtare të shkollave partnere në mediat sociale 3.2. Organizimi i fushatave sociale për ngritjen e vetëdijes publike përmes shpërndarjes së përmbajtjes digjitale të prodhuar nga të rinjtë e Kosovës 3.3. Organizimi i një ngjarjeje kombëtare përmbyllëse.
REZULTATI:
1. Përmirësimi i kapaciteteve të shkollave të mesme të larta dhe autoriteteve komunale përgjegjëse për t'u marrë me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në mjedisin shkollor. 2. Aftësitë e përmirësuara të të rinjve, për t’i mbështetur bashkëmoshatarët e tyre në rrezik dhe për ta kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin 3. Rritja e ndjeshmërisë së publikut të gjerë ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve të cenueshme.