EMRI I PROJEKTIT:

Bashkimi Evropian / Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

7,000,000.00 Eur

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 1 tetor 2020 Data e fundit: 30 qershor 2024 (45 muaj)

PARTNERI ZBATUES:

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar RZ-Stiftung

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Përfituesit përfundimtarë janë qytetarët e Kosovës, përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Grupet e synuara: Stafi i MD-së, stafi i KPK-së, stafi i KGJK-së, stafi i ADK-së, gjyqtarët, stafi i gjykatave, prokurorët, stafi i prokurorive; Prokurori i Shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, avokatët, Oda e Avokatëve, noterët, Oda e Noterëve, ndërmjetësuesit, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, policia, përmbaruesit, Avokati i Popullit, Zyra e Kryeministri, Parlamenti, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës Publike, akademikë, organizatat e shoqërisë civile në sektorin e drejtësisë dhe mediat.

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i programeve është reformimi i sistemit të drejtësisë sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Praktikuesit në Kosovë kanë zhvilluar kapacitete efektive dhe të qëndrueshme për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Autoritetet e Kosovës e zbatojnë në mënyrë efektive legjislacionin për rikthimin e pasurisë;

AKTIVITETET:

 Forcimi i kapaciteteve dhe bashkërendimi ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë sipas Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjisë që është në hartim e sipër;  Forcimi i pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit;  Përmirësimi i konsolidimit dhe harmonizimit të mëtejshëm të kornizës ligjore dhe institucionale me legjislacionin, standardet dhe praktikat evropiane dhe zbatimi i ligjeve;  Për të përmirësuar qasjen në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.

REZULTATI:

 Ekziston mekanizmi i bashkërendimit ndërinstitucional;  Forcimi i kapaciteteve në sektorin e drejtësisë sipas Procesit të Rishikimit Funksional dhe Strategjisë së Sektorit të Drejtësisë;  Struktura dhe organizimi i Md-së është përmirësuar dhe departamentet janë forcuar;  Forcimi i kapaciteteve të KPK-së, KGJK-së, gjykatave dhe prokurorive;  Forcimi i kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë;  Infrastruktura e gjyqësorit është përmirësuar  Korniza ligjore dhe institucionale është konsoliduar më tej dhe është në përputhje me acquis të BE-së;  Forcimi i monitorimit dhe zbatimit të ligjeve;  Përforcimi i qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët;  Forcimi i sistemit të ndihmës juridike.