EMRI I PROJEKTIT:
Programi për Barazinë Gjinore 2022/440-458
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 1,500,000.00 € Kontributi i BE-së: 1,500,000,00 €
KOHËZGJATJA:
30 muaj Data e fillimit: 1.2.2023 Data e mbarimit: 31.7.2025
PARTNERI ZBATUES:
UN Women
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Përfituesit: (i) në nivel qendror, stafi qeveritar i angazhuar në sektorët e reformave prioritare në të cilat do të fokusohet veprimi. Kjo do të përfshijë shërbyesit publikë në ministri dhe institucione që angazhohen në fushat e reformave prioritare, siç janë anëtarët e grupeve tematike dhe grupeve punuese. ABGJ-ja dhe zyrtarët për barazi gjinore (ZBGJ) janë struktura kryesore e parashikuar me ligj për ta promovuar integrimin gjinor në të gjithë sektorët dhe, për këtë arsye, janë pika kryesore hyrëse për asistencën teknike dhe ndërhyrjen e politikave në kuadër të veprimit. Shumë shpesh, roli zyrtar i ABGJ-së dhe ZBGJ-ve anashkalohet, rëndësia e tyre në procesin e politikave lihet anaash dhe ka tendence që kontributi i tyre në hartimin dhe programimin e politikave të zbehet ose të mos merret parasysh. Bashkëpunimi me IKAP-in do të ankorojë ekspertizën gjinore brenda administratës publike, duke e forcuar absorbimin koherent të acquis të BE-së për Barazinë Gjinore gjatë viteve të ardhshme. Integrimi gjinor ndërsektorial do të përmirësohet më tej duke e lehtësuar bashkërendimin e ngushtë midis ABGJ-ve dhe Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim pranë Zyrës së Kryeministrit (Zyra e Koordinatorit Kombëtar për IPA, KKIPA). Përveç kësaj, nga ky veprim do të përfitojnë ZBGJ-të në nivel komunal, duke përfshirë anëtarët e Grupit të Grave Deputete dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Gjinore, si dhe deputetët e tjerë; (ii) në nivel të komunës, ndërhyrjet për zhvillimin e kapaciteteve synojnë përmirësimin e kapaciteteve të autoriteteve lokale – kryesisht stafit komunal dhe ZBGJ-ve – për t’i integruar objektivat e BE-së për barazinë gjinore në planifikim dhe zbatim; (iii) Zyra e BE-së në Kosovë, duke e zbatuar PVGJ-në e BE-së III dhe duke i integruar objektivat dhe caqet e tij në programimin e IPA-s, në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për IPA (KKIPA), shtetet anëtare, homologët kosovarë, partnerët/kontraktorët zbatues, shoqërinë civile dhe organet/partnerët ndërkombëtarë. (iv) organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë veçanërisht organizatat e grave, do të angazhohen në një varg aktivitetesh strategjike që synojnë artikulimin e shqetësimeve të barazisë gjinore, siç janë dialogu për politikat, konsultimet me shumë akterë dhe tryezat/punëtoritë, nëpërmjet ofrimit të ekspertizës teknike të specializuar, lehtësimit të proceset e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, llogaridhënies qytetare dhe aktiviteteve të komunikimit dhe vetëdijesimit/informimit të publikut.
PARTNERËT:
Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ), zyrtarët e barazisë gjinore (ZBGJ-të)/personat kontaktues për çështjet gjinore në nivel qendror, Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP-i), Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim në Zyrën e Kryeministrit, ministritë e linjës, strukturat e qeverisjes sektoriale, Zyra e Kryeministrit: Zyra për Planifikim Strategjik/Koordinatori Kombëtar për IPA-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Zyrtarët e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (ZBGJ-të)/personat kontaktues për çështjet gjinore në nivel lokal, organizatat e shoqërisë civile të grave, Zyra e BE-së në Kosovë, kontraktorët/partnerët e ZBEK dhe mediat.
MBULIMI/NDIKIMI:
Rezultati 1: Caku 1 (indikatori 1): Të paktën 4 dokumente, programe dhe plane shtesë të politikave (2025) Caku 2 (indikatori 2): Të paktën 16 komuna me një plan të veprimit gjinor të miratuar zyrtarisht (2025) Caku 3 (indikatori 3): Inputet e integrimit gjinor për të paktën 10 dokumente të programimit të IPA III dhe dokumente relevante për çdo vit
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Qeveria e Kosovës në nivel qendror dhe lokal i zbaton gjithnjë e më shumë normat dhe standardet globale të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, dhe e zbaton acquis të BE-së për barazinë gjinore.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Veprimi synon forcimin e zbatimit efektiv të kornizave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, integrimin gjinor në proceset e planifikimit dhe integrimit evropian për asistencën para anëtarësimit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për barazinë gjinore sipas standardeve të BE-së.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Strategjia gjithëpërfshirëse për arritjen e rezultateve të pritshme është ofrimi i asistencës/mbështetjes teknike për institucionet e përfshira në proceset e anëtarësimit në BE, me qëllimin për ta rritur kapacitetin absorbues të bartësve të të drejtave për zbatimin e acquis të Be-së për barazi gjinore. Kjo do të bëhet përmes stërvitjeve, trajnimeve, udhëzimeve dhe këshillave për integrimin gjinor në nivel qendror dhe komunal; ofrimit të asistencës teknike gjinore në mbështetje të reformave dhe sektorëve prioritarë; promovimit të statistikave gjinore; dhe mbështetjes për integrim gjinor për shqyrtimin e draft dokumenteve për dorëzim në BE.
AKTIVITETET:
Rezultati 1: Në përputhje me direktivat e BE-së dhe normat dhe standardet globale për barazinë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave, reformat sektoriale, strategjitë, programet dhe planet hartohen me ndjeshmëri gjinore në mënyrë të vazhdueshme. Aktiviteti 1: Zhvillimi i një vlerësimi/diagnostikimi funksional të mekanizmit gjinor të Kosovës kundrejt kërkesave për integrim në BE. Vlerësimi do të ofrojë njohuri dhe rekomandime të hollësishme për funksionalizimin efektiv të mekanizmit të barazisë gjinore dhe rolin dhe angazhimin e tij në proceset e anëtarësimit në BE. Rezultatet do të futen drejtpërsëdrejti në hartimin dhe materialet e trajnimit të pakos së trajnimit: "Integrimi Gjinor në IPA" (Aktiviteti 1.2). Gjetjet dhe rekomandimet do të validohen, prezantohen dhe diskutohen me akterët relevantë në tryeza të rrumbullakëta. Aktiviteti 2: Përpunimi/përgatitja e moduleve, materialeve dhe trajnimeve për “Integrimin Gjinor në IPA” (IGJ në IPA), bazuar në qasjet e dëshmuara të UN Women dhe materialet ekzistuese (nismat e PBGJ-së në Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut). Pakoja do t'u përshtatet nevojave të kapaciteteve të integrimit gjinor që janë identifikuar nga Diagnostika (Aktiviteti 1.1) dhe një vlerësimi të nevojave për trajnim (VNT) të strukturave/pozitave brenda administratës publike, të cilat janë të përfshira në rishikimin e politikave, programimin, planifikimin strategjik dhe zbatimin e fondeve të BE-së. Metodologjia do t’i ndjekë vlerësimet e fundit të nevojave për trajnim (VNT) për integrim gjinor brenda administratës publike që i kanë bërë nismat e PBGJ të UN Women në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut. Modulet e trajnimit për “IGJ në IPA” janë paraparë që t’i mbulojnë konceptet gjinore themelore, kornizën ligjore dhe politike kombëtare dhe të BE-së për barazinë gjinore, mjetet kryesore të integrimit gjinor për administratën publike në kontekstin e anëtarësimit në BE, përafrimin me kërkesat e IPA III dhe udhëzimet për integrim gjinor për sektorin specifik në përputhje me kërkesat e BE-së. Aktiviteti 3: Ofrimi i trajnimeve për “IGJ në IPA” për shëbyesit civilë të përfshirë në rishikimin e politikave, programimin, planifikimin strategjik, hartimin e DV të IPA-s dhe në zbatimin e fondeve të BE-së. Aktiviteti e parasheh zhvillimin e kapaciteteve të së paku 40 shërbyesve civilë, duke përfshirë përfaqësuesit e ministrive të linjës, strukturat e qeverisjes sektoriale (si grupet e punës sektoriale), njësitë/koordinatorët e IPA-së, zyrtarët për barazi gjinore/personat kontaktues për çështje gjinore në nivel qendror dhe Zyrën e BE-së në Kosovë. Aktiviteti 4: Mbajtja e Trajnimit të Trajnerëve (TT) për “IGJ në IPA”; grupi rezultues i tetë trajnerëve do ta ndërtojë bazën kombëtare të burimeve njerëzore të nevojshme për t’u ndihmuar institucioneve qeveritare në të gjithë sektorët në forcimin e kapaciteteve të integrimit gjinor dhe harmonizimit të avancuar me PVGJ III dhe BE-së rregulloret e IPA III të BE-së. Aktiviteti 5: Integrimi i moduleve të “Integrimit Gjinor në IPA” në kurrikulën standarde për shërbyesit civilë dhe harmonizimi me mjetet e vendosura dhe të aprovuara për integrimin e barazisë gjinore në trajnime, në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Administratë Publike (IKAP-in). Duke përfaqësuar një masë të qartë të qëndrueshmërisë, IKAP-i do të ofrohet asistencë teknike në përafrimin e trajnimeve dhe materialeve të tij aktuale me kërkesat e integrimit gjinor të avancuar në administratën publike, për të siguruar që njohuritë dhe shkathtësitë gjinore të jenë të mishëruara në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të shërbyesve publikë nëpër sektorë dhe fusha të politikave. Aktiviteti do të bashkkërendohet me ABGJ-në. Aktiviteti 6: Vënia në dispozicion dhe shpërndarja e udhëzimeve të sektorit të OKB-së dhe BE-së për integrimin gjinor 32 në sektorët prioritarë të qeverisë dhe BE për integrim përmes seminareve me aktorët dhe akterët relevantë (grupet punuese sektoriale, zyrtarët e barazisë gjinore/personat kontaktues për çështje gjinore, grupet punuese për politikat, organizatat e shoqërisë civile të grave). Bazuar në prioritetet e përbashkëta me ABGJ-në, të paktën gjashtë dokumente udhëzuese për sektorin specifik të BE-së për IGJ do të përshtaten me kontekstin e Kosovës dhe do t’u vihen në dispozicion ABGJ-së, ministrive të linjës, strukturave të qeverisjes sektoriale (siç janë grupet punuese sektoriale), njësive/koordinatorëve të IPA-së, zyrtarëve për barazi gjinore/personave kontaktues për çështje gjinore në nivel qendror dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, përmes punëtorive të shënjestruara për përhapje të njohurive. Aktiviteti 7: Ofrimi i ekspertizës dhe asistencës teknike për zhvillimin e kapaciteteve për ABGJ-në dhe rolin e saj në bashkërendimin e integrimit gjinor ndërsektorial, integrimi gjinor i harmonizuar me BE-në, përmes mbështetjes menaxheriale, operacionale dhe të burimeve njerëzore. Bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit/diagnostikimit funksional (Aktiviteti 1.1), ABGJ-së do t'i ofrohet ekspertizë dhe mbështetje teknike, me fokus parësor në forcimin e rolit intersektorial dhe ndërsektorial të ABGJ-së në bashkërendimin e mekanizmit të barazisë gjinore dhe sigurimin e integrim gjinor adekuat në hartimin e politikave, qeverisjen e sektorit dhe programimin e IPA III të BE-së. Kjo do ta përfshijë mbështetjen për funksionalizimin e funksionit të ZBGJ-së; lehtësimin e inputeve dhe komenteve për dokumentet strategjike; kontributet në proceset e planifikimit dhe programimit intersektorial; ofrimin e ekspertizës në identifikimin dhe mbylljen e boshllëqeve procedurale për integrim gjinor; forcimin organizativ të ABGJ-së dhe mekanizmit të ZBGJ-së dhe të ngjashme, në të paktën gjashtë fusha të politikave. Këto inpute do të ofrohen së bashku me trajnime në punë dhe seanca të trajnimit për zyrtarët/ekipet individuale të qeverisë që janë përgjegjëse për integrimin gjinor apo që përballen me sfidën e angazhimit efektiv në të. Aty ku është e nevojshme, do të zbatohen drejtpërdrejt dokumentet e udhëzimeve të BE-së për integrimin gjinor të fushës së politikave specifike (Aktiviteti 1.6). Për më tepër, ABGJ-ja do t’i ofrohet mbështetje teknike në forcimin e rolit të saj kyç në qeverisjen ndërsektoriale dhe dialogun politik, duke e lehtësuar dialogun e strukturuar për barazinë gjinore në sektorët prioritarë. Mbështetja do të ofrohet sipas kërkesës dhe gjatë tërë Veprimit. Aktivitetet do të specifikohen/detajohen në Planin Rrotullues, i cili do të rishikohet çdo gjashtë muaj dhe do t'i dorëzohet Komisionit Drejtues për komente dhe aprovim.33 Aktiviteti 8: Logjistika dhe mbështetja për profilizimin, përcaktimin e agjendës, rrjetëzimin strategjik, bartjen e njohurive dhe shkëmbimin e praktikave të mira për integrimin gjinor në procesin e integrimit evropian, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, zyrat e UN Women dhe delegacionet e BE-së në rajon. Është paraparë mbështetja për pjesëmarrjen dhe prezantimin e së paku tri ngjarjeve strategjike, duke përfshirë pjesëmarrjen në një takim rajonal dhe në një vizitë strategjike në një shtet anëtar të BE-së/në Bruksel/Parlamentin e BE-së. Pjesëmarrësit relevantë të qeverisë përfshijnë stafin e ABGJ=së, ZBGJ-të, Zyrën e KKIPA dhe përfaqësuesit e strukturave të IPA-s, stafin ministror dhe të tillët. Rezultati 2: Njësitë e pushtetit lokal e aplikojnë integrimin gjinor në politika dhe plane dhe realizojnë veprime të përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore sipas mandatit të tyre. Aktiviteti 1: MAPL-së do t'i ofrohet asistencë teknike për avancimin/integrimin e barazisë gjinore në legjislacion dhe politika dhe monitorimin periodik të performancës në nivel komunal. Aktiviteti do ta forcojë MAPL-në në integrimin e kornizës ligjore dhe politike kombëtare, të BE-së dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në qeverisjen lokale. Aktiviteti 2: Përshtatja me kontekstin e Kosovës, vënia në dispozicion dhe përhapja e mjeteve të integrimit gjinor të përshtatura posaçërisht për aktorët e zhvillimit lokal (p.sh., Karta Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në jetën lokale, Doracaku i Zbatimit, mjeti i vetëvlerësimit të komunave). Trajnime, stërvitje dhe seanca të mentorimit për integrim gjinor do të zhvillohen në deri në gjashtëmbëdhjetë njësi të pushtetit lokal, duke iu përgjigjur drejtpërsëdrejti nevojave për trajnime gjinore që janë identifikuar në Raportin vjetor të Performancës të MAPL-së dhe duke u mbështetur në angazhimin e rëndësishëm të UN Women me administratat lokale. Aktiviteti 3: Trajnimi i moderatorëve/trajnerëve për vënien në zbatim të mjeteve të Kartës Evropiane për Barazi në komuna; grupi rezultues prej dhjetë trajnerësh do ta ndërtojë bazën kombëtare të burimeve njerëzore për t’u ndihmuar pastaj njësive të pushtetit lokal në forcimin e përmbushjes së zotimeve kombëtare dhe të BE-së për barazinë gjinore në nivelin lokal. Aktiviteti 4: Mbështetja teknike dhe udhëzimet për deri në gjashtëmbëdhjetë komuna për planifikimin e veprimit gjinor lokal sipas neneve të Kartës Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në jetën lokale dhe Programit të Kosovës për Barazi Gjinore, duke e ndjekur metodologjinë standarde të KKRE-së, hartimi i programeve të asistencës për pushtetin lokal (PAPL-ve) do të lehtësohet dhe udhëhiqet në deri në gjashtëmbëdhjetë komuna të përzgjedhura së bashku me MAPL-në, duke iu përgjigjur nevojave për kapacitete gjinore që janë identifikuar në Raportin vjetor të Performancës së MAPL-së. Aktiviteti 5: Mbështetja teknike për avokimin për ndarje buxhetore të përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore në kuadër të decentralizimit fiskal përmes kostimit të deri në tri funksioneve dhe/ose shërbimeve specifike esenciale për avancimin e barazisë gjinore dhe për të mos e lënë askënd pas. Këto mund të përfshijnë (i) funksionet siç janë funksionalizimi i plotë i pozitës së Zyrtarit për Barazi Gjinore si dhe (ii) shërbimet siç është ofrimi i kujdesit për fëmijë. Përzgjedhja e funksionit/shërbimit specifik do të udhëhiqet nga nenet e Kartës Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në jetën lokale dhe nga nevojat prioritare të dhjetë njësive të përfshira të pushtetit lokal. Duke qenë se rezultatet e ushtrimeve të kostimit mund të ekstrapolohen për tërë territorin, kostimi i ushtruar do të ndërmerret në një komunë për funksion/shërbim. Kostimi do të pasohet me mbështetje teknike për përgatitjen e një dokumenti të bardhë/të politikave/avokimit për implikimet ligjore, politike dhe buxhetore të zbatimit të planeve përfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore (duke përfshirë zonat rurale). Gjetjet dhe projektpropozimet do të shqyrtohen dhe validohen me komunat partnere, grupet lokale të qytetarëve dhe OJQ-të e grave. Kanalizimi i rezultateve dhe rekomandimeve tek akterët përgjegjës në nivelin qendror do të lehtësohet me një tryezë e rrumbullakët, e cila do të sinergjizohet me angazhimin e UN Women për buxhetim të përgjegjshëm ndaj çështjeve gjinore. Ky aktivitet do të bazohet në boshllëqet e zakonshme në ofrimin e shërbimeve të përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore në nivelin lokal që do të identifikohen përmes monitorimit të qytetarëve me ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore në Aktivitetin 2.7. dhe do të ndërmerret së bashku me MAPL-në. Aktiviteti 6: Komunikimi i integrimit gjinor dhe qeverisjes lokale me publikun e gjerë, në partneritet me komunat dhe organizatat e shoqërisë civile të grave; rezultatet për dukshmëri përfshijnë produktet e marketingut digjital, pllakatet e ndriçuara nëpër rrugë, infografikën, videot, gazetat, produktet e marketingut në mediat sociale/promovuese, blerjet në mediat televizive dhe ato online (reklamat, fejtonet dhe artikuj), spotet, infografikën, prezantimet në ngjarje lokale dhe të ngjashmet. Produktet nuk do të kenë pothuajse asnjë ndikim në mjedis, do të jenë në përputhje me rregullat e brendimit dhe dukshmërisë të BE-së si dhe me parimet e OKB-së dhe BE-së për materialet audio dhe vizuale34, ndërsa do të ndahen me Njësinë/Ekipin e Komunikimit të ZBEK-së përpara publikimit. Aktiviteti 7: Sigurimi i deri në gjashtë granteve të vogla për OSHC-të e grave për angazhim në proceset e monitorimit të qytetarëve me ndjeshmëri ndaj çështjeve gjinore dhe të llogaridhënies në nivel komunal, duke përdorur metodologji të standardizuara: pas një thirrjeje të hapur publike, OSHC-të lokale të grave do ta marrin përsipër monitorimin e qytetarëve duke i mbuluar 16 komuna që angazhohen në Aktivitetin 2.4 (planin komunal për veprim gjinor) dhe ku ndikimi i fortë është paraparë që të rezultojë nga sinergjitë me buxhetimin e vazhdueshëm të përgjegjshëm ndaj çështjeve gjinore.35 Për kriteret e përshtatshmërisë do të ndiqen rregullat e UN Women për nënkontraktimin e OSHC-ve, ndërsa ato do të ahrtohen dhe dakordohen në bashkëpunim me MAPL-në. Përzgjedhja do të bazohet në kritere të qarta dhe objektive, duke përfshirë aspektet siç janë numri i viteve të përvojës, njohuritë dhe angazhimi në vendndodhjen gjeografike, angazhimi i mëparshëm dhe ekspertiza specifike për temën, për ta garantuar sinergjinë/përputhjen me Aktivitetin 2.4 dhe me aktivitetet e tjera relevante.36 ZBEK, MAPL dhe ABGJ do të jenë të përfshira gjatë tërë procesit. Organizatat e përzgjedhura do t'i përgjigjen UN Women: (i) për t’i menaxhuar resurset e UN Women për t’i arritur rezultatet e pritshme të saktësuara në projektin/dokumentet kontraktuale, sipas Rregullores dhe Rregullave Financiare të UN Women; (iii) për të ndërmarrë prokurime të planifikuara sipas politikave dhe procedurave të prokurimit të UN Women; (iv) për ta mirëmbajtur një sistem të kontabilitetit të përditësuar për ta siguruar saktësinë dhe besueshmërinë e raportimit financiar; (v) për të dorëzuar raporte të shpenzimeve në baza tremujore (ose sipas rastit); dhe (vi) për të kontribuar në monitorimin, rishikimin dhe raportimin e aktiviteteve. Aktiviteti 8: Mbështetja për profilizim, përcaktim të agjendës, përsëritje, shkëmbim të përvojës, mësim midis kolegëve dhe rrjetëzim strategjik për integrim gjinor në pushtetin lokal midis NJPL-ve dhe aktorëve për zhvillim lokal, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile të grave; shkëmbimi i shembujve të praktikave të mira me aktorët e qeverisë qendrore; dhe bashkëpunimi me KKRE-në (në Bruksel) dhe Rrjetin e Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS-in); mbështetje për pjesëmarrje dhe përfaqësim në të paktën tri ngjarje strategjike, në vend dhe rajon, është paraparë për përfaqësuesit relevantë të MAPL-së, gjashtëmbëdhjetë komunat partnere dhe akterët vendorë pjesëmarrës. Rezultati 3: Integrimi gjinor zbatohet nëpër të gjitha programet e IPA-s, ndërsa dialogu politik midis BE-së dhe institucioneve të Kosovës i trajton shqetësimet lidhur me barazinë gjinore në përputhje me PVGJ III të BE-së. Aktiviteti 1: Mbështetja/mentorimi/stërvitja/ndihma për integrimin gjinor për stafin e ZBEK-së dhe kontraktorët/partnerët e ZBEK-së për zbatimin e PVGJ III të Be-së, sipas kërkesës; kjo do ta përfshijë mbështetjen që do të konsistojë në inputet për integrimi gjinor për kontratat, kodimi i programeve si IGJ 1 ose 2; asistencën për menaxherët e detyrave dhe kontraktorët për raportim për objektivave dhe indikatporët që lidhen me PVGJ III të BE-së; ofrimin e funksionit të zyrës ndihmëse për menaxherët e detyrave të Zyrës së BE-së për ta siguruar integrimin gjinor në dokumentet e prokurimit/tenderit, ofrimin e këshillave ad-hoc/sipas kërkesës dhe të ngjashme. Do të ofrohen deri në 100 inpute në vit. Angazhimi do t'i nënshtrohet një deklarate të konfidencialitetit dhe paanësisë, të cilën do ta nënshkruajnë ekspertët e jashtëm që do të angazhohen. Aktiviteti 2: Ndërtimi i ekspertizës teknike gjinore ndërmjet ZBEK-së dhe kontraktorëve/partnerëve të ZBEK-së në fushat e përzgjedhura për reforma prioritare, duke përfshirë përafrimin me objektivat dhe indikatorët e PVGJ III të ZBEK-së/prioritetet e CLIP; kjo do ta përfshijë ofrimin e trajnimeve/stërvitjeve të përshtatura që i shënjestrojnë zyrtarët e programeve në hartimin e dokumenteve të programimit, seancat e trajnimit për partnerët/kontraktorët zbatues të përfshirë në zbatimin e projekteve të BE-së, si dhe trajnimet e dedikuara për ekipin menaxhues të Zyrës së BE-së, sipas nevojës/kërkesës. Aktiviteti 3: Komunikimi i prioriteteve të barazisë gjinore dhe PVGJ III të BE-së dhe CLIP tek audienca strategjike. Një fushatë/një temë kyçe është paraparë për vit. Do të përdoren një varg formaash të komunikimit, siç janë ngjarjet publike, bisedat, debatet, takimet midis gjeneratave/ndërsektoriale, videot, spotet dhe të ngjashmet. Bashkëpunimi do t’i përfshijë mediat dhe influencuesit rreth çdo teme, duke u angazhuar sa më shumë me gratë dhe burrat, si dhe me shoqërinë civile në komunat ku zbatohet Veprimi. Fushatat do të ilustrojnë se çfarë bën BE-ja për gratë dhe barazinë gjinore dhe pse kjo ka rëndësi. Plani i ndërlidhur i Komunikimit Strategjik do të përafrohet me udhëzimet e reja të BE-së për komunikim dhe dukshmëri në veprimet e jashtme dhe parashihet të hartohet së bashku me ZBEK-unë. Aktiviteti 4: Mbështetja teknike për ZBEK-në për përditësimin e Analizës Gjinore të Kosovës (2021). Kërkesa për përditësimin periodik të profilit gjinor të vendit është paraparë në mënyrë të qartë në kuadër të PVGJ III të BE-së. Për më tepër, Veprimi do të ofrojë të dhëna gjinore për Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën, sipas kërkesës. Aktiviteti 5: Mbështetja teknike për përgatitjen e deri në tri dokumenteve të analizës gjinore specifike për sektorin për integrim gjinor të avancuar në fushat prioritare të IPA III të BE-së; për fushatat e politikave specifike do të vendoset së bashku me ZBEK-në, zyrën e KKIPA dhe ABGJ-në.
REZULTATI:
1) Rezultati i parë i pritur është që reformat sektoriale, strategjitë, programet dhe planet e zhvillimit të jenë në përafrohen acquis të Be-së për barazinë gjinore dhe ta pasqyrojnë vazhdimisht përgjegjshmërinë ndaj çështjeve gjinore. 2) Së dyti, në nivel të ofrimit të shërbimeve/njësive të pushtetit lokal, Veprimi do ta mbështesë procesin e përkthimit të politikave të BE-së dhe kombëtare për barazinë gjinore në nivel lokal, në mënyrë që njësitë e pushtetit lokal ta zbatojnë integrimin gjinor në politika dhe plane dhe të realizojnë veprime të përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore sipas mandatit të tyre. 3) Rezultati i tretë i pritur është që, gjithnjë e më shumë, integrimi gjinor të zbatohet në të gjitha programet e IPA-s dhe që dialogu për politikat midis BE-së dhe institucioneve të Kosovës t’i trajtojë shqetësimet për barazinë gjinore në përputhje me PVGJ III të BE-së.