EMRI I PROJEKTIT:
“Rritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë të OSHC-ve për ta nxitur barazinë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
Vlera totale është 420,300.00 euro, nga të cilat kontributi i BE-së është 400,000.00 euro.
KOHËZGJATJA:
30 muaj 2.9.2021 1.3.2024
PARTNERI ZBATUES:
Rrjeti i Grave të Kosovës
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Gra dhe vajza të ndryshme, veçanërisht me shkathtësi të ndryshme; nga grupet etnike pakicë; në zonat rurale; dhe LGBTQIA+; Burra dhe djem të ndryshëm; RrGGK dhe 158 anëtaret e saj (OSHCG-të), duke përfshirë strehimoret dhe qendrat ditore për personat që kanë pësuar dhunë; OShC-të e tjera që promovojnë barazinë gjinore; akterët (institucionet) e pushtetit vendor dhe kombëtar.
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Rritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve të Kosovës që punojnë drejt barazisë gjinore për t’i zbutur ndikimet sociale dhe ekonomike të pandemisë COVID-19 në mesin e më të cenueshmëve, veçanërisht grave dhe vajzave
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Vendimmarrja e institucioneve të Kosovës për programet shtetërore dhe mbështetjen financiare për ta trajtuar pandeminë COVID-19, pasojat e saj dhe më gjerë, të informuar nga të drejtat, interesat dhe nevojat e ndryshme të grave dhe vajzave
AKTIVITETET:
Grupi i Aktivitetit 1 do të kontribuojë në Produktin (Pd)1: Forcimi i kapacitetit të OSHC-ve të grave për t'u përfshirë në proceset vendimmarrëse dhe reformat e politikave, veçanërisht në lidhje me përgjigjen ndaj krizës socio-ekonomike që rezulton nga pandemia e koronavirusit Aktiviteti (A) 1: Sigurimi i granteve përmes Fondit ekzistues të Grave të Kosovës (FGK-së) për OSHCG-të Grupi i Aktiviteteve 2 do të kontribuojë në Pd2: Rritja e kapaciteteve të OShC-ve të grave, duke e përmirësuar efektivitetin dhe ndikimin e tyre në mes të pandemisë COVID-19, pasojave të saj dhe në të ardhmen A2: Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për OSHCG-të Matrica e aktiviteteve A1: Jepni grante nëpërmjet FGK ekzistues për OSHCG-të A2: Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për OSHCG-të
REZULTATI:
Ok. Vendimmarrja e institucioneve të Kosovës për programet shtetërore dhe mbështetjen financiare për ta trajtuar pandeminë COVID-19, pasojat e saj dhe më gjerë, të informuar nga të drejtat, interesat dhe nevojat e ndryshme të grave dhe vajzave. Op1. Forcimi i kapaciteteve të OSHCG-ve për t'u përfshirë në proceset vendimmarrëse dhe reformat e politikave, veçanërisht reformat e politikave që kanë të bëjnë me përgjigjen ndaj krizës socio-ekonomike që rezulton nga pandemia e koronavirusit, përmes dhënies së granteve të vogla për krizën socio-ekonomike që rezulton nga pandemia e COVID-19. Arritja e objektivave që ndërlidhen me pagesat përfundimtare. Pd2. Rritja e kapaciteteve të OSHCG-ve, duke e përmirësuar efektivitetin dhe ndikimin e tyre në mes të pandemisë COVID-19, pasojave të saj dhe në të ardhmen.