EMRI I PROJEKTIT:

Asistencë teknike për mbështetjen e zbatimit të reformave të MFP-së në Kosovë

SEKTORI:

Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike

VLERA E PROJEKTIT:

3,300,352.00 euro

KOHËZGJATJA:

9 shkurt 2023

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

 Ministria e Financave dhe departamentet e institucionet e saj, si: NJQH-ja, Dogana dhe ATK-ja  Institucionet e prokurimit publik: KRPP, AQP dhe OSHP

PARTNERI ZBATUES:

GiZ International

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që t’i kontribuojë një menaxhimi të shëndoshë financiar dhe ofrimit të shërbimeve të përmirësuara në Kosovë, duke e përmirësuar disiplinën fiskale, duke e rritur mobilizimin e të hyrave dhe ndarjen strategjike të burimeve, përmes ofrimit të këshillave dhe mbështetjes për politikat për ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe të burimeve njerëzore në Ministrinë e Financave dhe institucionet e ndërlidhura.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i kësaj kontrate është t’i përmirësojë dhe forcojë politikat, legjislacionin dhe kapacitetet e aktorëve kryesorë (në veçanti të Grupit Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike) të përfshirë në zbatimin e programit të reformës së sektorit për Menaxhimin e Financave publike, duke ofruar asistencë teknike për ta mbështetur zbatimin e reformave për Menaxhimin e Financave publike.

REZULTATI:

Rezultati 1: - Përmirësimi i politikave dhe zhvillimeve legjislative (dhe, kur është e nevojshme, përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit për menaxhimin e financave publike me acquis të Bashkimit Evropian), zbatimi dhe monitorimi i strategjisë së reformës së menaxhimit të financave publike, duke u përqendruar në rolin e Grupit Bashkërendues për MFP të Ministrisë së Financave, si propozues i politikave dhe si organ bashkërendues, monitorues dhe raportues. - Rritja e disiplinës fiskale, ndarjes dhe efikasitetit operacional nëpërmjet forcimit të kredibilitetit të buxhetit vjetor për qeverinë qendrore dhe rritja e transparencës në menaxhimin dhe përdorimin e financave publike. Rezultati 2: - Forcimi i kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm, duke e përmirësuar funksionin e auditimit të brendshëm, si një shërbim me vlerë të shtuar drejt llogaridhënies së menaxhmentit, si dhe duke i forcuar kontrollet e brendshme në organizatat buxhetore. Rezultati 3: - Mbledhja e rritur e të ardhurave vendase duke e zgjeruar bazën e të ardhurave, duke e luftuar evazionin fiskal dhe informalitetet dhe duke e rritur efikasitetin e agjencive të mbledhjes së të ardhurave. Rezultati 4: - Rritja e efikasitetit, vlerës për paranë dhe transparencës së prokurimit publik në Kosovë, duke e siguruar zbatimin efikas të prokurimit të centralizuar, si dhe përmirësimin e aspekteve të tjera të prokurimit publik.