EMRI I PROJEKTIT:
BE-ja PËR QEVERISJE KOMUNALE MË TË MIRË – DEMOS III
SEKTORI:
Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike
VLERA E PROJEKTIT:
Vlera totale prej 16.000.000,00 euro, në të cilën nga BE-ja: 13.000.000 euro, Suedia: 3.000.000.00 euro Krahas kontributit të Qeverisë, jashtë kësaj kontrate janë 15.000.000,00 euro
KOHËZGJATJA:
48 muaj: 1.1.2022-31.12.2025
PARTNERI ZBATUES:
Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Të 38 komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Performanca e përmirësuar e komunave në qeverisje, menaxhim dhe shërbime, duke i kontribuar rritjes së kënaqshmërisë së qytetarëve.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Projekti i nxit dhe mbështet të 38 komunat e Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale demokratike të përmirësuar dhe menaxhimit më të mirë komunal. Ai gjithashtu e mbështet Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financimin e komunave të bazuar në rregulla.
REZULTATI:
Rezultati 1: Granti i performancës komunale është i besueshëm, efektiv dhe i institucionalizuar dhe zbatohet plotësisht nga MAPL-ja, me angazhimin e mëtejmë të publikut Rezultati 2: Mbikëqyrja lokale nga organet komunale relevante është përmirësuar dhe mekanizmat e angazhimit të qytetarëve janë funksionalizuar, duke e përfshirë gjithnjë e më shumë shoqërinë civile dhe grupet e margjinalizuara në vendimmarrjen komunale Rezultati 3: Politika dhe korniza ligjore është më e favorshëm për qeverisjen vendore të decentralizuar dhe për financimin e komunave të bazuar në rregulla