EMRI I PROJEKTIT:

Forcimi i rolit dhe kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në Kosovë

SECTORI:

Shoqëria Civile

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 525.685,94 Kontributi i BE-së: 499.401,64

KOHËZGJATJA:

30 muaj Data e fillimit: 01/02//2025 Data e përfundimit: 31/07/2027

PARTNERI ZBATUES:

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN Kosovo

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Të paktën 200 gazetarë dhe studentë të gazetarisë do të përfitojnë nga programi i trajnimit, nga i cili do të kenë mundësi të fitojnë aftësi të reja në raportimin hulumtues për tema të ndryshme të rëndësishme; 20 gazetarë do të përfitojnë nga programi i bursave; 10 organizata dhe shtëpi mediatike do të përfitojë nga programi i nën-granteve me përzgjedhje nga një juri profesionale. Rreth 47 media që janë anëtarë të KMSHK-së, duke përfshirë redaktorë, gazetarë, kameramanë dhe fotografë të tjerë do të përfitojnë nga punëtoritë. Publiku i gjerë: Qytetarët e Kosovës e kanë të vështirë të gjejnë informacione të besueshme për çështjet aktuale, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e lajmeve të rreme dhe raportimeve joprofesionale në vitet e fundit. Ata do të kenë qasje më të shpeshtë në informacion mbi temat e synuara. Të paktën 1 milion qytetarë do të arrihen përmes aktiviteteve të përfituesve nga skema e nën-granteve dhe përfituesve të programit të bursave që raportojnë në gjuhë të ndryshme. Vendimmarrësit: do të përfitojë nga përmirësimi i transparencës, llogaridhënies, efikasitetit dhe performancës duke i mbajtur institucionet publike llogaridhënëse përmes presionit publik nga hulumtimet e publikuara dhe të transmetuara.

MBULIMI/NDIKIMI:

Rajoni i Kosovës

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi kryesor i veprimit të propozuar është të forcojë kapacitetet e mediave dhe OJQ-ve për raportim cilësor, profesional, hulumtues dhe me verifikim të fakteve mbi demokracinë, qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut dhe temat e integrimit evropian, si dhe të ekspozojë dezinformimin dhe raportimin e njëanshëm.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

BIRN Kosova në partneritet me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) dhe TV Mreža, një rrjet i mediave televizive dhe online në gjuhën serbe në nivel lokal, synojnë të forcojnë rolin dhe kapacitetet e gazetarisë hulumtuese në Kosovë duke sjellë përvojën lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në gazetarinë hulumtuese, zhvillimin e mediave, verifikimin e fakteve, ndërtimin e kapaciteteve dhe përvojën profesionale brenda veprimit të propozuar. Veprimi synon të krijojë kushte ligjore, institucionale dhe politike që mundësojnë liri më të mirë të shprehjes dhe promovojnë të drejtat e njeriut dhe integrimin evropian.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Ky veprim është një vazhdimësi e natyrshme e programit të nën-granteve dhe programit të bursave të mbështetur më herët nga BE-ja. Veprimi synon të krijojë kushte ligjore, institucionale dhe politike që mundësojnë liri më të mirë të shprehjes dhe promovojnë të drejtat e njeriut dhe integrimin evropian. Projekti është hartuar nën supozimin se mediat dhe gazetarët vendas në Kosovë kanë nevojë për ngritjen e kapaciteteve, trajnime dhe mbështetje financiare për të qenë në gjendje të bëjnë kërkime, hulumtime dhe raportime në mënyrë të pavarur dhe të paanshme për zhvillimet nëpër komunitete.

AKTIVITETET:

A1: Produksioni dhe transmetimi i 30 reportazheve të thelluara hulumtuese, 4 debateve televizive, 40 artikujve, 10 kontributeve gazetareske për zgjidhje të problemeve dhe 2 dokumentarëve A2: Organizimi i 9 seminareve, 3 sesioneve të trajnimit dhe një kampi 5-ditor për të paktën 200 gazetarë dhe studentë të gazetarisë A3: Organizimi i programit të bursave në Kosovë për “Përsosmëri në Gazetari” A4: Programi i nën-granteve për mediat në nivel qendror dhe lokal në Kosovë

REZULTATI:

1) Forcimi i kapaciteteve mediatike në gazetarinë hulumtuese përmes trajnimit të të paktën 200 gazetarëve dhe produksionit të 30 reportazheve të gazetarisë hulumtuese, 4 debateve televizive, 40 artikujve, 10 kontributeve gazetareske për zgjidhje të problemeve dhe 2 dokumentarëve; 2) Përmirësimi i cilësisë së raportimit hulumtues në Kosovë me publikimin e mbi 200 raportimeve mediatike që do të përgatiten përmes programit të nën-granteve dhe programit të bursave; 3) Rritja e aftësive të mbi 200 gazetarëve, studentëve të fakulteteve të gazetarisë dhe mediave lokale në përgatitjen e raportimeve hulumtuese dhe me interes të përgjithshëm publik, duke përfshirë njohuritë mbi lirinë e informimit, çinformimin, shpifjen, sinjalizimin dhe ligjet për të drejtat e autorit; 4) Rritja e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave të gazetarisë të komunitetit shqiptar, serb, rom, ashkali, egjiptian dhe shtimi i anëtarësimit në të gjitha.