EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetja e BE-së për aftësinë konkurruese të sektorit të TIK-ut të Kosovës

SEKTORI:

Sektori Privat

VLERA E PROJEKTIT:

3.479.902,5

KOHËZGJATJA:

67 muaj e 5 ditë

PARTNERI ZBATUES:

WEglobal Itali SRL

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit

PARTNËRITET:

European Projects Management Ltd – European Projects Management, Prishtina REA

MBULIMI/NDIKIMI:

Zhvillimi ekonomik

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të rritet aftësia konkurruese e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës, duke e mbështetur sektorin e TIK-ut të Kosovës dhe duke çuar drejt zhvillimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të plotësohet hendeku i shkathtësive digjitale dhe të biznesit në një mënyrë të qëndrueshme që i plotëson nevojat e tregut dhe e rrit aftësinë konkurruese të bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës dhe të rritet eksporti i bizneseve kosovare të TIK-ut dhe bizneseve tradicionale përmes përdorimit të TIK-ut.

AKTIVITETET:

Aktiviteti 1.1 Diagnostikimi i burimeve njerëzore në dispozicion për të ofruar trajnime për TIK Aktiviteti 1.2 Krijimi i një kurrikule të përditësuar të trajnimit për shkathtësi digjitale duke u bazuar në nevojat e tregut vendas dhe ndërkombëtar Aktiviteti 1.3 Ofrimi i trajnimeve për shkathtësitë digjitale Aktiviteti 1.4 Ofrimi i trajnimeve për biznes Aktiviteti 2.1 Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve kosovare të TIK-ut me partnerët e biznesit vendor dhe ndërkombëtar Aktiviteti 3.1 Kryerja e vlerësimit të situatës dhe nevojave në fushën e identifikimit elektronik (e-ID) në Kosovë, duke përfshirë vlerësimin e shkurtër të të gjithë aktorëve të përfshirë në sistemin eIDAS (qeveria – qendrore dhe lokale, Administrata Tatimore, Banka Qendrore e Kosovës, sektori financiar etj. ); Aktiviteti 3.2 Bazuar në analizë dhe vlerësim – identifikimi i kornizës dhe zgjidhjes së duhur për Sistemin e-ID në Kosovë Aktiviteti mbështetës për tërë veprimin: Hartimi dhe zbatimi i një plani për vetëdijesim

REZULTATI:

Rezultati 1: Shkathtësitë digjitale janë përmirësuar dhe fuqia punëtore e aftë për TIK zhvillohet në një mënyrë të qëndrueshme që i plotëson nevojat e tregut dhe rrit aftësinë konkurruese të TIK-ut dhe bizneseve tradicionale në Kosovë. Rezultati 2: Rriten kapacitetet e bizneseve kosovare të TIK-ut për eksport Rezultati 3: Përgatitja për zbatimin e e-IDAS në Kosovë