EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore

SEKTORI:

Sektori Privat

VLERA E PROJEKTIT:

3798000,00

KOHËZGJATJA:

61 muaj (fillon më 15.1.2019)

PARTNERI ZBATUES:

Biznesi dhe strategjitë në Evropë

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) dhe Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK) • Departamenti i Ndihmës Shtetërore (DNSH) në Ministrinë e Financave dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) • Ofruesit e ndihmës shtetërore të identifikuar në nivel qendror (në mesin e ministrive kryesore) dhe në nivel lokal (administratë, komuna).

PARTNËRITET:

Këshilli Lituanez i Konkurrencës, Kompania e Shërbimeve Juridike të Kosovës (KSHJK), Archidata

MBULIMI/NDIKIMI:

Konkurrenca dhe ndihma shtetërore

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të mbështetet Qeveria e Kosovës për ta zhvilluar më tej kapacitetin institucional të saj për ta krijuar bazën për standarde të qëndrueshme të ekonomisë në përputhje me acquis të BE-së dhe me kërkesat e MSA-së.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

T’i kontribuohet sigurimit të një mjedisi konkurrues në Kosovë dhe një niveli më të lartë të disiplinës në ndihmat shtetërore, duke e rritur dhe forcuar efikasitetin dhe efektivitetin e kapaciteteve administrative në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore dhe duke e siguruar përafrimin e legjislacionit në këto fusha me kornizën ligjore të BE-së.

AKTIVITETET:

KOMPONENTI 1 – KONKURRENCA Objektivi kryesor i komponentit 1 është fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të AKK-së, në mënyrë që AKK-ja ta lehtësojë nivelin e performancës dhe ta rrisë një numër të vendimeve të bazuara mirë në Ligjin për Konkurrencën. Për më tepër, kapaciteti funksional dhe pavarësia operative e KKK-ut duhet të përmirësohet. Objektiv tjetër është arritja e harmonizimit dhe zbatimit përmbajtjesor të legjislacionit dhe bashkëpunimi me ministritë e linjës për legjislacionin e përbashkët. Nënkomponentët: 1.1- Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative 1.2 - Zhvillimi legjislativ 1.3 - Forcimi i sistemit ndërinstitucional të bashkërenduar 1.4 - Ngritja e vetëdijes KOMPONENTI 2 – Ndihma shtetërore: Objektivi kryesor i komponentit 2 është që t’i forcojë kapacitetet institucionale dhe administrative të Departamentit të Ndihmës Shtetërore (SNSH-së) dhe Komisionit të Ndihmës Shtetërore (KNSH-së) në mënyrë që të ekzistojë një sistem i ndihmës shtetërore që funksionon mirë dhe i cili mund ta sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm të bazuar në një zhvillim ekonomik të ekuilibruar dhe në stabilitetin e çmimeve. Nënkomponentët: 2.1 - Zhvillimi legjislativ 2.2- Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative 2.3 – Krijojeni një inventar gjithëpërfshirës të skemave ekzistuese të ndihmës shtetërore dhe hartojeni një program të përshtatjes 2.4 - Forcimi i sistemit ndërinstitucional të bashkërenduar 2.5 - Ngritja e vetëdijes

REZULTATI:

T’i kontribuohet sigurimit të një mjedisi konkurrues në Kosovë dhe një niveli më të lartë të disiplinës në ndihmat shtetërore • Të rritet dhe forcohet efikasiteti dhe efektiviteti i kapaciteteve administrative në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore dhe të sigurohet përafrimi i legjislacionit në këto fusha me kornizën ligjore të BE-së.