EMRI I PROJEKTIT:
Punimet ndërtimore për pesë zyrat rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK-ut)
SEKTORI:
Bujqësia dhe Pylltaria
VLERA E PROJEKTIT:
2,189,009.58 euro
KOHËZGJATJA:
32 muaj, duke përfshirë PPD-në
PARTNERI ZBATUES:
ALFA I / IRD Engineering
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të përmirësohet kapaciteti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës në fushën e kontrollit sanitar dhe cilësisë së ushqimit.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i pesë zyrave rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK) në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë, të cilat do të financohen në tërësi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të programit IPA 2017, Vendimi Nr. 2017/040-506.