EMRI I PROJEKTIT:
Zbulimi i së vërtetës: Luftimi i gazetarisë monoetnike dhe avokimi për personat e zhdukur në Kosovë
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
216,666.67 euro
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 15.01.2024 Data e fundit: 31.12.2025
PARTNERI ZBATUES:
BIRN Kosova dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Familjet e personave të zhdukur; gazetarët dhe mediat; përfaqësuesit e prokurorisë speciale; zyrtarët e pushetit lokal dhe qendror; akademikët dhe studiuesit
MBULIMI/NDIKIMI:
Tërë Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i veprimit të propozuar është që t’i kontribuojë transformimit të diskursit lidhur me çështjen e personave të zhdukur, duke i hapur rrugën pajtimit, zgjidhjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke i mbrojtur të drejtat e familjeve të tyre. Ky veprim synon ta arrijë objektivin e përgjithshëm përmes një kombinimi të metodave që synojnë të edukojnë, të informojnë dhe ta stimulojnë diskursin publik.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Lufta e Kosovës, një periudhë thellësisht shqetësuese gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, vazhdon ta hedhë një hije të errët mbi shumë familje edhe pas shumë dekadave. Pasojë tejet e dhimbshme e kësaj periudhe është çështja e personave të zhdukur në Kosovë, një çështje që ende nuk është zgjidhur plotësisht. Llogaritjet fillestare kanë sugjeruar se midis 4,400 dhe 4,500 individë janë zhdukur gjatë konfliktit, i cili ka marrë fund në qershor të vitit 1999, pas një ndërhyrjeje ushtarake të NATO-s. Deri më sot, fati i afërsisht 1621 personave të të gjitha përkatësive etnike mbetet i panjohur, një fakt i tmerrshëm që e ushqen një ndjenjë të përhershme të humbjes, frikës dhe pasigurisë midis familjeve dhe komuniteteve të prekura. Megjithatë, bazuar në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2022 për Kosovën , fati i pazgjidhur i personave të zhdukur nga konfliktet e viteve të nëntëdhjeta mbetet shqetësim i ngutshëm në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të Kosovës, të cilat kanë çuar në 9 zhvarrime dhe në identifikimin zyrtar të 21 personave në vitin 2021, realiteti është se 1,621 persona janë ende të zhdukur që nga prilli i vitit 2022. Kjo pasiguri e vazhdueshme hedh një hije mbi përpjekjet e rajonit për pajtim. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) pohon se mungesa e vullnetit politik dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e përkeqëson këtë çështje. Kjo gjithashtu përfshin shpesh anim ose raportim etnik centrik nga mediat kryesore. Prandaj, është e domosdoshme që mediat e pavarura të hedhin dritë mbi ndikimin e thellë që e ka kjo çështje e pazgjidhur, veçanërisht në familjet e personave të zhdukur dhe, më gjerësisht, në pajtimin rajonal. Edhe pse momenti për ta trajtuar çështjen e personave të zhdukur ekziston, 24 vjet pas konfliktit, narrativet monoetnike si nga shqiptarët, ashtu edhe nga serbët i lënë në hije përvojat e përbashkëta të vuajtjeve dhe humbjeve në mesin e familjeve të personave të zhdukur. Kornizat institucionale në Kosovë, veçanërisht subjektet si Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Grupi Punues Ndërministror për të Kaluarën dhe Pajtimin, janë qendrore në përpjekjet për zgjidhjen e fateve të personave të zhdukur dhe trajtimin e krimeve të luftës. Megjithatë, këto institucione shpesh ndeshen me çështje të transparencës, llogaridhënies dhe arritjes, duke u penguar nga kufizimet sistematike. Në këtë kontekst, projekti i BIRN-it dhe Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) paraqet mundësi për këto institucione. Duke i shfaqur përpjekjet e tyre, ne synojmë ta zgjerojmë dukshmërinë e tyre dhe ta promovojmë të kuptuarit më të thellë të roleve të tyre nga ana e publikut. Në anën tjetër, gazetarëve u mungojnë njohuritë e specializuara për ta trajtuar temën e personave të zhdukur me ndjeshmërinë dhe kujdesin e nevojshëm për të. Veprimet tona janë të dizajnuara për ta trajtuar drejtpërsëdrejti këtë problem, duke ofruar trajnime për ndërtimin e kapaciteteve për gazetarët, duke e theksuar raportimin e saktë, të paanshëm dhe human. Për më tepër, duke i synuar gazetarët me prejardhje të ndryshme etnike, veprimi ynë do t’i kontribuojë një ekosistemi mediatik ku narrativet e zhdukjeve me forcë dhe të personave të zhdukur i përfshijnë dhe përfaqësojnë të gjitha etnitë e prekura. Nëpërmjet nismës sonë, ne përpiqemi t’i nxjerrim në pah këto përpjekje dhe sfidat që lidhen me to, duke e kultivuar një mjedis që e inkurajon politikëbërjen më proaktive, për t’i mbështetur më mirë familjet e prekura, dhe duke e siguruar një platformë në të cilën këto institucione mund ta demonstruar angazhimin dhe përparimin e tyre. Për ta siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe një kuptim më të nuancuar të këtij problemi, BIRN po lidh partneritet me Qendrën Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC-në), një OJQ serbe me bazë në Mitrovicën e Veriut. Ky partneritet shërben për ta përfshirë si këndvështrimin shqiptar, ashtu edhe atë serb, për ta ofruar një narrativë për çështjen e personave të zhdukur të paanshme dhe të bazuar në fakte. Së bashku, si partnerë të projektit, ne do të përafrojmë të gjitha komunitetet e prekura për ta krijuar një mjedis të mirëkuptimit të përbashkët dhe kërkimit të përbashkët të së vërtetës.
AKTIVITETET:
1. Programi i specializuar i trajnimit për gazetarët 2. Prodhimi i tetë (8) dokumentarëve televizivë 3. Debatet publike pas premierës: 4. Prodhimi i katër (4) raporteve televizive me prokurorët e krimeve të luftës 5. Publikimi i historive të internetit në platformën Kallxo.com të BIRN-it
REZULTATI:
1.1 - Mediat ofrojnë narrative të balancuara, efektive dhe empatike lidhur me çështjet e personave të zhdukur; 2.1 - Fuqizohet diskursi publik dhe thellohet mirëkuptimi për personat e pagjetur; 3.1 - Fillimi i dialogut publik, thellimi i të kuptuarit të çështjes së personave të zhdukur dhe stimulimi i përfshirjes aktive të publikut; 4.1 - t’i kontribuojë një mjedisi ku forcohet transparenca, llogaridhënia dhe besimi i publikut në qasjen e sistemit të drejtësisë ndaj rasteve të personave të zhdukur; 5.1 - Fokusi i publikut në këtë çështje ruhet përmes ofrimit të një rrjedhe të vazhdueshme të përmbajtjes informative dhe bindëse për përvojat e personave të zhdukur dhe familjeve të tyre, si dhe raporteve për hetimet;