EMRI I PROJEKTIT:
Zhvillimi urban i përshtatur ndaj klimës: Programi i ujërave të zeza në Prishtinë
SECTORI:
Ujë
VLERA E PROJEKTIT:
42,3 milionë euro, Kontributi i BE-së në kuadër të IPA 2022: 20 milionë euro
KOHËZGJATJA:
36 muaj 01/01/2014-31/12/2026
PARTNERI ZBATUES:
KRUP Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
KRUP Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina
MBULIMI/NDIKIMI:
Zona e shërbimit të KRUP
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivi i përgjithshëm i Programit të Ujërave të Zeza në Prishtinë (“Programi”) - i cili përbëhet nga “Projekti” i sipërpërmendur i financuar nga BE/Qeveria Gjermane dhe “Komponenti Francez” i sipërpërmendur - është që së bashku të kontribuojnë në menaxhimin e ujërave të zeza në mënyrë që nuk është e dëmshme për mjedisin, që është e sigurt nga aspekti higjienik dhe që është e qëndrueshme, në përputhje me strategjinë kombëtare për ujërat e zeza dhe mbrojtjen e resurseve ujore, duke nxitur përafrimin me standardet e BE-së dhe së këndejmi, duke kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe përshtatjen klimatike. Përfitues të Programit do të jenë popullsia e Rajonit të Prishtinës dhe komunat e poshtme. Rezultatet kryesore të Projektit të financuar nga BE/Gjermania do të jenë ofrimi i infrastrukturës dhe asistencës teknike për të përmirësuar performancën e KRUP.
AKTIVITETET:
Projekti përbëhet nga masat për financim të projektit si më poshtë, që janë nxjerrë nga Masterplani dhe Studimi i Fizibilitetit: • Ndërtimi i kolektorëve kryesorë të kanalizimeve • Rehabilitimi i rrjeteve të kanalizimeve dhe lidhjeve të shtëpive • Ndarja e ujërave atmosferike nga ujërat e zeza • Ndërtimi i objekteve të reja të administratës • Pajisje mobile dhe automjete, dhe pjesë këmbimi për operim dhe mirëmbajtje • Shërbime konsulence për implementimin e Programit. • Shërbime konsulence për masat shoqëruese të Programit • Shërbime konsulence për Njësinë e Menaxhimit të Projektit
REZULTATI:
• Ndërtimi i kolektorëve kryesorë • Rehabilitimi i rrjeteve të kanalizimeve dhe lidhjeve të shtëpive • Ndërtimi i objektit të ri të zyrave për KRUP • Ndarja e ujërave atmosferike nga ujërat e zeza • Pajisjet mobile dhe materialet përkatëse • Shërbime konsulence për implementimin e Projektit