TITULLI I PROJEKTIT:
Përmirësimi i kapacitetit dhe gamës së produkteve të GRM IMPEX DOO
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Leposaviq, Mitrovicë e Veriut
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
12 muaj (02/01/2020 – 01/31/2021)
VLERA:
Gjithsej: 332,050EUR ; Kontributi i BE-së (65%):
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Pronari i GRM Impex DOO, 4 punonjës ekzistues, 10 punonjës sezonal ekzistues, 3 punonjës të rinj me orar të plotë, dhe 20 punonjës të rinj sezonalë, kompani ndërtimi, 1000 fermerë shtëpiakë dhe të vegjël etj. Përfituesit fundorë: konsumatorët në Kosovë, shitësit me shumicë, fabrika e patatinave Vipa në Vushtrri, Fabrika e patatinave në Serbi, Kompania Radosavljevic në Beograd, mjedis më i mirë për njerëzit vendas etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Me këtë investim, kompania dëshiron të rrisë sipërfaqen e prodhimit të patates dhe rritjen e kapacitetit e tregtimit të patateve por edhe të rrisë numrin e produkteve të tjera bujqësore që do të tregtojë (fruta të buta dhe fruta të thata të egra).
AKTIVITETET:
- Ndërtimi i depos (oda të mëdha) dhe pajisje (rrugë të brendshme 65m*3m rreth 190m2, shtigje betoni dhe gardhe); - blerje e makinerive: pirunar, makinë tharëse, makinë copëtuese, përzierës mekanik me transportues për kalibrimin e manave, paketim dhe makinë vakum; - Traktorë shtesë, nxjerrës patatesh me dy linja dhe sistem vaditjeje për të zgjeruar prodhimin në 10 ha të reja, duke zgjeruar produktet e grumbullimit nga patatet në produkte bujqësore (kumbulla, qepë, mollë, boronica, mjedra, kërpudha); - copëtimi dhe paketimi me vakum për kërpudha dhe kumbulla; - Zbatimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë së ushqimit (HACCP), instalimi i paneleve diellore 30 KW.
REZULTATET:
- Shtimi i kapacitetit prodhues të patates në 10 ha; - Përmirësimi i rendimentit mesatar në 35MT/ha (të paktën 25% rritje nga gjendja bazë aktuale) - Rritja e prodhimit vjetor, mbledhja dhe tregtimi i patateve në 350-400MT (rritje të paktën me 100% bazuar në gjendjen aktuale); - Zgjerimi i gamës së produkteve përmes mbledhjes së diversifikuar në produkte të ndryshme: qepë, kumbulla, mollë, kërpudha, boronica, mjedër, etj.; - Të vendosë e zbatojë HACCP; - Instalimi i paneleve diellore do të kontribuojë në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimin e mbetjeve; - Zbatimi i standardeve dhe kontrolli i cilësisë;