TITULLI I PROJEKTIT:

Asistencë Teknike për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në një menaxhim të shëndoshë financiar dhe ofrimin e përmirësuar të shërbimeve në Kosovë duke përmirësuar disiplinën fiskale, duke rritur mobilizimin e të hyrave dhe alokimin strategjik të burimeve përmes ofrimit të këshillave dhe mbështetjes për politikat për ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe të burimeve njerëzore në Ministrinë e Financave dhe institucionet e lidhura.

VENDI:

Kosove

SEKTORI:

Reformim i Administrates Publike

KOHËZGJATJA:

36 muaj (2020 - 2024)

VLERA:

3,1000,000.00 euro

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i kësaj kontrate është të përmirësohen dhe forcohen politikat, legjislacioni dhe kapacitetet e palëve kyçe të interesit (në veçanti të Grupit Koordinues të Menaxhimit të Financave Publike) të përfshirë në zbatimin e Programit të Reformës së Sektorit të Menaxhimit të Financave Publike duke ofruar asistencë teknike për të mbështetur zbatimin e reformave të Menaxhimit të Financave Publike.

PËRFITUESIT:

Ministria e Financave, Grupi Koordinues i Menaxhimit të Financave Publike

AKTIVITETET:

Aktivitetet e Rezultatit 1: Mbështetje për Ministrinë e Financave, Grupin Koordinues të Menaxhimit të Financave Publike dhe Sekretariatin e tij për zhvillimin e politikave, koordinimin, raportimin dhe zbatimin e reformave të Menaxhimit të Financave Publike; Mbështetje për Ministrinë e Financave, Grupin Koordinues të Menaxhimit të Financave Publike dhe Sekretariatin e tij me kapacitet për të koordinuar reformën e përgjithshme të Menaxhimit të Financave Publike dhe zbatimin e saj, çka kërkon koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e përfshira, komunitetin e partnerëve, Partnerët Zhvillimorë Ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile; Mbështetja për Grupin Koordinues të Menaxhimit të Financave Publike për hartimin e Strategjisë së re të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike 2021-2025; Përmes Grupit Koordinues të Menaxhimit të Financave Publike, këshillohet Ministri i Financave lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e përgjithshëm të sistemit të menaxhimit të financave publike në Kosovë; dhe, Nëse kërkohet, përmirësohet kapaciteti i Ministrisë së Financave për ta harmonizuar më tej legjislacionin që do të zhvillohet me acquis të BE-së. Aktivitetet e Rezultatit 2: Mbështetja e Departamentit Qendror të Harmonizimit me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe zhvillimin e metodologjisë së monitorimit të zbatimit të kontrollit të brendshëm në organizatat buxhetore; Mbështetja e Departamentit Qendror të Harmonizimit për certifikimin e auditorëve të brendshëm dhe ngritjen e kapaciteteve shtesë të auditorëve të brendshëm veçanërisht në lidhje me raportet, rekomandimet dhe komunikimin dhe këshillat e përgjithshme për menaxhmentin e organizatave buxhetore. Mbështetja e Departamentit Qendror të Harmonizimit për zhvillimin e politikave dhe strategjive dhe përgatitjen e raporteve vjetore; Mbështetja e Departamentit Qendror të Harmonizimit në punën e tij me Organizatat Buxhetore për të përmirësuar kapacitetin për zbatimin e rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm; Mbështetja e Departamentit Qendror të Harmonizimit në zhvillimin dhe rishikimin e akteve nënligjore lidhur me Ligjin për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik, sipas rastit; Aktivitetet e Rezultatit 3: Mbështetja e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në luftimin e evazionit fiskal, informaliteteve dhe rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të hyrave; Mbështetja e Administratës Tatimore të Kosovës me aktivitete zhvillimore, siç është zhvillimi i një udhëzuesi të kontrollit tatimor për sektorin financiar, zhvillimi dhe ofrimi i një programi trajnimi për auditimin tatimor të sektorit financiar dhe zhvillimi i një manuali dhe programi trajnimi për transferimin e çmimeve; dhe, Mbështetja e Doganës së Kosovës për forcimin e kapacitetit administrativ të Doganës, për shembull, në lidhje me plotësimin e mangësive të identifikuara nga Planet Doganore dhe përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së. Aktivitetet e Rezultatit 4: Mbështetja e organeve kyçe të prokurimit publik në rolin e tyre rregullator, këshillues, monitorues dhe mbikëqyrës me qëllim të rritjes së efektivitetit të prokurimit publik, sigurimit të vlerës më të mirë për paranë, hartimin dhe zbatimin e kornizës ligjore të prokurimit publik në Kosovë. Mbështetja e Agjencisë Qendrore të Prokurimit për zhvillimin e një kornize analitike për përzgjedhjen e artikujve që do të prokurohen në mënyrë qendrore dhe me rritjen e vlerës për paranë të ciklit të centralizuar të prokurimit duke përmirësuar kapacitetet e hulumtimit të tregut, publikimin e tenderëve, vlerësimin e tenderëve dhe zbatimin e kontratave; Mbështetja e stafit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit me të dhëna analitike që do të përdoren për të raportuar, ndër të tjera, përfitimet e fituara nga prokurimet e centralizuara; Mbështetja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për reformën legjislative të ligjit të prokurimit publik duke përfshirë harmonizimin e mëtejshëm me acquis të Bashkimit Evropian dhe riorganizimin e ligjit të Prokurimit Publik ndërmjet legjislacionit primar dhe sekondar; Mbështetja dhe sigurimi i trajnimeve në punë, punëtorive dhe kur është absolutisht e nevojshme vizitave studimore të nevojshme dhe të arsyetuara mirë (ndarja e praktikave më të mira në Bashkimin Evropian dhe ose në rajon) për stafin esencial të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Agjencisë Qendrore së Prokurimit për përmirësimin e Sistemit të Prokurimit Publik. Mbështetja e Organit Shqyrtues të Prokurimit për hartimin e vendimeve më cilësore; Mbështetja e krijimit të kanaleve efektive të komunikimit për mësimin nga kolegët dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve të Prokurimit Publik (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit).

REZULTATET:

– Rezultati 1: Përmirësimi i politikave dhe zhvillimeve legjislative (dhe kur është e nevojshme përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit për Menaxhimin e Financave Publike me acquis të Bashkimit Evropian), zbatimi dhe monitorimi i Strategjisë së Reformës së Menaxhimit të Financave Publike, duke u fokusuar në rolin e Grupit Koordinues të MFP të Ministrisë së Financave në lidhje me politikat dhe si organ koordinues, monitorues dhe raportues. Rritja e disiplinës fiskale, efiçiencës së alokimeve dhe operacionale nëpërmjet forcimit të besueshmërisë së buxhetit vjetor për qeverinë qendrore dhe rritjes së transparencës në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve publike. – Rezultati 2: Forcimi i kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm, duke përmirësuar funksionin e auditimit të brendshëm si një shërbim me vlerë të shtuar drejt llogaridhënies së menaxhmentit dhe duke forcuar kontrollet e brendshme në organizatat buxhetore. – Rezultati 3: Rritja e mbledhjes së të ardhurave vendore duke zgjeruar bazën e të ardhurave, duke luftuar evazionin fiskal dhe informalitetet, dhe duke rritur efikasitetin e agjencive të mbledhjes së të ardhurave. – Rezultati 4: Rritja e efikasitetit, vlerës për paranë dhe transparencës së prokurimit publik në Kosovë duke siguruar zbatimin efikas të prokurimit të centralizuar, si dhe duke përmirësuar aspekte të tjera të prokurimit publik.