TITULLI I PROJEKTIT:

Bashkimi Evropian / Programi për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Ushtruesit në Kosovë kanë zhvilluar kapacitete efektive dhe të qëndrueshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Autoritetet e Kosovës zbatojnë në mënyrë efektive legjislacionin për rikuperimin e aseteve;

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Reformë e sistemit të drejtësisë

KOHËZGJATJA:

40 muaj

VLERA:

7,000,000.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Deutsche Stiftung fur Internationale Rechtliche Zusammenarbeit RZ-Stiftung

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Ushtruesit në Kosovë kanë zhvilluar kapacitete efektive dhe të qëndrueshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Autoritetet e Kosovës zbatojnë në mënyrë efektive legjislacionin për rikuperimin e aseteve;

PËRFITUESIT:

Përfituesit përfundimtarë janë qytetarët e Kosovës, përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Grupet e targetuara: Stafi i MD-së, stafi i KPK-së, stafi i KGJK-së, stafi i SHGJK-së, gjyqtarët, stafi i gjykatave, prokurorët, stafi i prokurorisë; zyrat, Prokuroria e Shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, avokatët, Oda e Avokatëve, noterët, Oda e Noterëve, ndërmjetësuesit, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Policia, Përmbaruesit, Avokati i Popullit, Zyra e Kryeministrit, Kuvendi, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës Publike, akademikët, organizata të shoqërisë civile në sektorin e drejtësisë dhe media.

AKTIVITETET:

 Forcimi i kapaciteteve dhe koordinimit ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë në përputhje me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjisë që është në zhvillim e sipër;  Forcimi i pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, profesionalizmit, cilësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit;  Konsolidim i mëtejshëm dhe harmonizim i kornizës ligjore dhe institucionale me legjislacionin, standardet dhe praktikat evropiane, dhe është përmirësuar zbatimi i ligjeve;  Për të përmirësuar qasjen në drejtësi, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.

REZULTATET:

 Është vendosur mekanizmi koordinues ndërinstitucional;  Janë forcuar kapacitetet në sektorin e drejtësisë në përputhje me Procesin e Rishikimit Funksional dhe Strategjinë e Sektorit të Drejtësisë;  Janë përmirësuar struktura dhe organizimi i MD dhe janë forcuar departamentet;  Janë forcuar kapacitetet e KPK-së, KGJK-së, gjykatave dhe prokurorive;  Janë forcuar kapacitetet e Akademisë së Drejtësisë;  Është përmirësuar infrastruktura e gjyqësorit  Është konsoliduar më tej korniza ligjore dhe institucionale dhe është në përputhje me Acquis të BE-së;  Është forcuar monitorimi dhe zbatimi i ligjeve;  Është forcuar qasja në drejtësi për të gjithë qytetarët;  Është forcuar Sistemi i Ndihmës Juridike.