TITULLI I PROJEKTIT:

BE-ja për reagimin në mbrojtje sociale kundër Covid-19 - Përkrahje emergjente dhe rimëkëmbje e hershme (UNDP)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Ky veprim do të mbështesë grupet e cenueshme me mbrojtje sociale pas krizës me COVID-19. Do të përforcojë rezistencën e sistemit të mbrojtjes sociale për të përballuar kërkesën në rritje. Me përkrahjen e më të cenueshmëve, veçanërisht grave, do të kontribuojë në ruajtjen e kohezionit social. Veprimi gjithashtu do të përmirësojë qeverisjen dhe efikasitetin e ndihmës dhe mbrojtjes sociale, përmes mbështetjes së shënjestruar për përmbylljen e reformave kryesore të sektorit.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Komunitet

KOHËZGJATJA:

24 muaj duke filluar në nëntor 2020

VLERA:

Kostoja totale e projektit € 5,000,000

AGJENCIA ZBATUESE:

UNDP

PARTNERË:

Projekti do të zbatohet në koordinim me projekte të tjera të financuara nga BE-ja, që shënjestrojnë përfituesit e njëjtë (Save The Children, Unicef, IOM)

SIPËRFAQJA E MBULUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Familjet e cenueshme, gratë, fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga pakicat, të cilët nuk janë regjistruar zyrtarisht; Shërbimet komunale për punë sociale në të gjitha komunat (përfshirë komunat veriore), si dhe shërbime të tjera të rëndësishme, si strehimoret për të moshuarit, fëmijët e braktisur ose viktimat e dhunës); Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (Departamenti për Planifikimin Social dhe Familjar).

AKTIVITETET:

- ofrimi i mbështetjes për familjet që jetojnë në varfëri, përmes kuponëve për ushqim, higjienë dhe sende të tjera thelbësore, si dhe përkrahje për të mbuluar shpenzimet e faturave për familjet dhe strehimoret në nevojë - Ofrimi i mbështetjes teknike për institucionet qendrore dhe komunale për avancimin e sistemit të digjitalizuar të menaxhimit të rasteve, si dhe për zbatimin e masave të reagimit ndaj COVID-19 - mbështetje financiare për gratë viktima të DHF/DHBGJ-së nga komunitetet rome, ashkali, egjiptiane, gratë rurale dhe gratë me aftësi të kufizuara, për të zhvilluar shkathtësi të reja, për të gjeneruar të ardhura dhe për të diversifikuar bizneset ekzistuese - Themelimi i 4 klinikave mobile për të arritur tek përfituesit, për të rritur qasjen dhe realizimin e shërbimeve të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale - Punë për të rritur qasjen dhe sigurimin e mobiljeve bazë për QPS-të në të gjitha Komunat - Veprime komunitare për të ndryshuar normat sociale diskriminuese gjinore dhe stereotipat gjinorë

REZULTATET:

- 9000 familje marrin përkrahje humanitare në kohën e duhur dhe me barazi gjinore (të paktën 30% gra kryefamiljare) - 1000 individë të cenueshëm që përfitojnë nga lehtësimi i qasjes në shërbime, përmes 4 klinikave mobile - 40 Qendra për punë sociale dhe/ose qendra banimi të mbështetura me mjete shtesë dhe qasje të përmirësuar - 50 gra të cenueshme që përfitojnë nga angazhimi financiar/ekonomik si reagim ndaj pandemisë - 100,000 gra dhe burra të ndikuar nga veprimet komunitare, për të ndryshuar stereotipet gjinore - 3,200 punëtorë të vijës së parë të pajisur me PMP