TITULLI I PROJEKTIT:

Edukim për të gjithë - Realizimi i të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe atyre nga Komunitetet e cenueshme

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Realizimi i të drejtave arsimore të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe atyre nga komunitetet e cenueshme në Kosovë

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Arsim

KOHËZGJATJA:

30 muaj (01/01/2020 - 30/06/2022)

VLERA:

Kostoja totale e projektit 211.040,00 €; kontributi i BE-së 200,000.00 €.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Realizimi i të drejtave për arsimim të barabartë të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe atyre që vijnë nga komunitetet e cenueshme në Kosovë (mosha 6-14 vjeç), përmes angazhimit të palëve të nivelit kombëtar dhe lokal në sistemin arsimor formal, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, si dhe krijimi i një mjedisi mundësues për arsim gjithëpërfshirës (IE).

AGJENCIA ZBATUESE:

People in Need (PIN) / Člověk v tísni, o.p.s.

PARTNERË:

Autizmi Flet and The Ideas Partnership

SIPËRFAQJA E MBULUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta dhe ata nga komunitetet e cenueshme të Kosovës

AKTIVITETET:

1.1 Vlerësimi i gjendjes aktuale të IE-së në shkolla, në komunat e shënjestruara, si dhe përgatitja e programit të Trajnimit të Trajnerëve (TiT): studimi i gjendjes bazë; PIN përgatit TiT-në për OSHC-të; PIN realizon TiT për OSHC-të; Trajnimi dhe mentorimi i OSHC-ve nga ekspertët e PIN-së; 1.2 Zhvillimi dhe paraqitja për akreditim e programit të trajnimit të fokusuar në IE; 1.3 Faza përgatitore e Programit të Aftësimit të Mësimdhënësve: përzgjedhja e shkollave pjesëmarrëse, përzgjedhja e stafit shkollor; 1.4 Ofrimi i trajnimit për 225 mësimdhënës dhe stafin e shkollave nga OShC-të partnere; 1.5 Përgatitja dhe publikimi i Katalogut të IE-së; 2.1 Faza përgatitore e programit të praktikës: përzgjedhja e mentorit; zhvillimi i metodologjisë; identifikimi i grupit të shënjestruar; përgatitja e udhëzuesve; thirrjet për aplikime; procesi i përzgjedhjes; 2.2 Zbatimi i programit - praktikantët ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët në shkolla 2.3 Takime të rregullta me mentorë, praktikantë dhe shkolla të përzgjedhura, për monitorim dhe mbështetje; 3.1 Takimi fillestar me palë kyçe interesi; 3.2 Takimet tremujore mes OSHC-ve, Administratës Lokale, këshillave të prindërve dhe shkollave; 3.3 Hartimi dhe dorëzimi i propozimeve të politikave në komuna për mbështetjen afatgjatë të programit të praktikës për asistentë-mësimdhënësit, psikologët, pedagogët dhe logopedët në sistemin e shkollave publike; 3.4 Zhvillimi i Planeve të Veprimit për zbatimin e këtyre politikave; 3.5 Ngjarja përmbyllëse;

REZULTATET:

1. Rritja e kapacitetit të palëve kryesore të interesit për të ofruar shërbime cilësore të arsimit gjithëpërfshirës të certifikuar 2. Përmirësimi i bashkërendimit dhe rritja e mjeteve për arsimin gjithëpërfshirës në nivel lokal