TITULLI I PROJEKTIT:

Gjenerimi i të ardhurave alternative duke diversifikuar aktivitetet agro-rurale në komunitetet rurale

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Kmetovc, Gjilan

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

20 muaj (02/01/2020 – 09/30/2021)

VLERA:

462,264.52 euro ; Kontributi i BE-së (65%)

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Pronari i kompanisë, Stafi i punësuar, punonjës të rinj të mundshëm, 10 fermerë të kontraktuar, Përfituesit fundorë: konsumatorët, shitjet me shumicë, shitësit me pakicë, mjedisi më i mirë etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Kompania synon të diversifikojë aktivitetet bujqësore rurale, të rrisë produktivitetin dhe cilësinë e fermës, të krijojë integrimin horizontal me dhjetë fermerë të kontraktuar, të promovojë integrimin socio-ekonomik të grave dhe përmirësimin e mjedisit përmes paneleve solare, si dhe trajtimin e mbeturinave në plehra natyrorë.

AKTIVITETET:

- Investimi në dy serra xhami për secilën madhësi 32m të gjatë dhe 10m të gjerë, lartësi 6m, zona prodhuese e serrës do të jetë 30m gjatësi dhe 1m, madhësi e përgjithshme 300m2. Në hyrje të serrës është hapësira prej 20m2 (10m gjerësi dhe 2m gjatësi), që lidhet me serën dhe ndahet me xhama. Kjo hapësirë prej 20m2 do të përdoret për depo të pajisjeve të tjera të serës; - Instalimi i sistemeve tjera të nevojshme për serrat e qelqit, si ventilimi, ngrohja, ndriçimi, ujitja, dozimi i CO2 dhe hija; - Ndërhyrje në shtratin e lumit për mbrojtjen e serrave nga përmbytjet, 300m gjatësi, 6m gjerësi, pastaj ndërtohet muri përgjatë lumit. - Vendosja e depove të perimeve 300m2, lartësia 3m; dy oda 400m3 dhe 100 m2 hapësirë për përgatitjen dhe klasifikimin e produkteve, duke përfshirë: makinë larëse, inspektim transporti, tavolinë pune dhe palosës paletash - Investim në menaxhim të mbeturinave - ndërtimi i një depoje 32 m2, furgon, pirunar, etj. - Panele diellore - Blerja e një traktori të vogël

REZULTATET:

- Prodhimi: Speca 6,000 kg, tranguj 5,000 kg, domate 50,000 kg, brokoli 1200 copë, marule 600 kg, spinaq 500 kg, shalqi 90,000 kg, hudhër 200 kg, qepë 925 kg dhe fasule të bardha 300 kg. - 10 kontrata me fermerë të rinj;