TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetja e BE për Institucionin e Avokatit të Popullit

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Forcimi i kapacitetit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës (IAPK) me qëllim të rritjes së ndikimit dhe efektivitetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Institucionin e Avokatit të Popullit për të mbrojtur dhe promovuar në mënyrë efektive të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të qytetarëve duke zbatuar kapacitetet institucionale dhe duke përdorur mjete dhe metoda të reja; Mbështetje për Institucionin e Avokatit të Popullit për ngritjen e vetëdijes në mesin e qytetarëve (grave dhe burrave), autoriteteve publike dhe shoqërisë civile për rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

LOKACIONI:

Kosovo

SEKTORI:

Democracia dhe Të Drejtat Njerëzore / Sundimi i Ligjit

PËRFITUESIT:

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë

KOHËZGJATJA:

04/Mars/2019 - 03/Shtator/2022

VLERA:

2,724,000 EUR

PARTNERËT IMPLEMENTUES:

Hulla KG dhe Human Dynamics, në konzorcium me Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC) dhe Ombudsmanin Nacional (NL)

REZULTATET:

-R.1 Forcimi i Zhvillimit të Kapacitetit Institucional të Institucionit të Avokatit të Popullit në fushat kryesore -R.2 Forcimi i administrimit dhe menaxhimit të brendshëm të IAPK -R.3 Rritja e vetëdijes së publikut për rolin dhe rëndësinë e institucionit. -R.4 Kontraktuesi do të ofrojë vlerësime dhe dokumente për të ndihmuar në prokurimin e të gjitha furnizimeve teknike të nevojshme (kryesisht TI, siguri, mobilje, literaturë) për ta bërë IAPK më efikas

AKTIVITETET:

R.1 -Përmirësimi i zhvillimit të kapaciteteve për të kryer mandatin e ri të institucionit në përputhje me standardet më të mira evropiane. Ky aktivitet do të synojë kryesisht stafin nën Avokatin e Popullit dhe Shërbimet Profesionale -Përditësimi i sistemeve të brendshme të menaxhimit të rasteve, përmirësimi i kontrollit dhe raportimit të brendshëm të cilësisë. -Zbatimi i bashkëpunimit me institucionet e Kosovës -Zhvillimi dhe vënia në përdorim e një sistemi për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë R.2 -Vlerësimi mbi efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve administrative -Trajnim për rreth 32 punonjës të Shërbimeve Administrative -Rishikimi dhe përmirësimi i burimeve njerëzore, planifikimit të buxhetit dhe sistemeve të ekzekutimit të buxhetit -Zhvillimi dhe futja në përdorim e udhëzimeve, rregulloreve dhe manualeve për proceset e administrimit të brendshëm R.3 -Monitorimi i kapaciteteve për monitorimin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mandatin e IAP-së -Hartimi dhe zbatimi i fushatave të ndërgjegjësimit -Fushata ndërgjegjësimi lidhur me mandatin e institucionit për trajtimin e ankesave për shkelje të të drejtave të fëmijëve me publikun dhe në mesin e kujdestarëve dhe institucioneve përgjegjëse -Përforcimi i angazhimit me shoqërinë civile, organizatat me bazë në komunitet dhe me hisedarë të tjerë sidomos jashtë Prishtinës R.4 -Hartimi i specifikimeve teknike për TI dhe pajisje të tjera të nevojshme për Institucionin e Avokatit të Popullit -Sigurimi i përgjigjeve teknike për kërkesat për sqarime me kohë dhe në cilësi të mirë për Zyrën e BE-së -Gjatë dorëzimit të furnizimeve të sigurohet që procesi është duke u mbikëqyrur siç duhet me kontrolle të regjistruara në të gjitha fazat dhe duke u ndjekur sipas nevojës gjatë instalimit dhe komisionimit të pajisjeve