TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje e mëtejshme për zhvillimin e tregtisë në Kosovë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Promovimi i mëtejmë i integrimit të Kosovës në ekonominë botërore dhe fuqizimi i rolit të shtetit në qeverisjen ekonomike përmes funksioneve efektive rregullatore në përputhje me detyrimet e MSA-së.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Mbështetja e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e mëtejmë të kapacitetit institucional për të krijuar bazën për një mjedis të qëndrueshëm për zhvillimin e sektorit privat në përputhje me acquis të BE-së dhe kërkesat e MSA-së.

LOKACIONI:

Kosova

SEKTORI:

Zhvillimi Ekonomik

PËRFITUESIT:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

KOHËZGJATJA:

12/Mars/2018 - 11/Korrik/2020

VLERA:

998,750 EUR

AGJENCIA IMPLEMENTUESE:

GFA Consulting Group GmbH

PARTNERËT IMPLEMENTUES:

Danish Patent and Trademark Office / European Institute for Public Policy / WTI Advisors LTD

REZULTATET:

Rritja e kapacitetit të Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar, negociuar dhe zbatuar politikën tregtare, përfshi mbrojtjen dhe zbatimin e pronësisë intelektuale, në pajtim me kërkesat e tregtisë ndërkombëtare dhe praktikat e BE-së dhe përmirësimi i kapacitetit të Qeverisë për të mbështetur tregtarët eksportues/importues.

AKTIVITETET:

Komponenti 1: Marrëveshjet tregtare Sipas Komponentit 1, prioritetet janë angazhimi i Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe negociatat e Kosovës me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Në përgjithësi, në kontekstin e CEFTA-së, projekti do të ketë për synim avancimin e kapaciteteve negociuese të Kosovës dhe sigurimin e kryesimit të suksesshëm për vitin 2018. Në kontekstin e EFTA-s, projekti do të synojë zhvillimin e kapacitetit të MTI-së për të ndërmarrë një vlerësim fizibiliteti dhe për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë në përputhje me interesat komerciale të Kosovës. Aktivitetet do të kombinohem me trajnim 'në vendin e punës' duke prodhuar buletinë relevant dhe dokumente të politikave, si dhe organizimin e punëtorive për shpërndarjen dhe transferimin e njohurive tek Përfituesi. C1.1: Negociatat e CEFTA-së C1.2: EFTA C1.3: Kryesimi i CEFTA-së C1.4: Ndërtimi i kapaciteteve për negociata tregtare Komponenti 2: Politika tregtare Komponenti 2 fokusohet në arritjen e një mjedisi tregtar funksional dhe të parashikueshëm në përputhje me acquis të BE-së dhe respektimin e zotimeve të Kosovës sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Shumica e aktiviteteve të projektit në këtë komponentë do të përqendrohen në rritjen e kapacitetit institucional dhe administrativ të MTI-së për të përcaktuar dhe zbatuar instrumentet e politikës tregtare. Projekti do të kombinojë trajnime formale, trajnime joformale ‘në vendin e punës’ dhe do të prodhojë dokumente që analizojnë regjimin tregtar të Kosovës dhe rregulloret dhe avancimin e rekomandimeve. C2.1: Zhvillimi i legjislacionit dhe politikave C2.2: Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative C2.3: Fuqizimi i sistemit të koordinuar ndërinstitucional Komponenti 3: Vlerësimi i ndikimit Qëllimi kryesor i Komponentit 3 është rritja e kapacitetit të MTI-së për të ndërmarrë vlerësime të ndikimit të opsioneve alternative të politikave. Në këtë kuptim, aktivitetet e projektit do të fokusohen në trajnimin e stafit të MTI-së për përdorimin e metodologjive dhe teknikave të bazuara në dëshmi për të mbështetur përzgjedhjen, hartimin dhe sekuencimin e opsioneve alternative të politikave. C3.1: Vlerësimi i ndikimit të politikës tregtare C3.2: Vlerësimi i ndikimit të angazhimeve të OBT-së C3.3: Memorandumi i Regjimit për Tregti të Jashtme i OBT-së C3.4: Letrat e pozicionit sektorial të tregtisë Komponenti 4: Të drejtat e pronësisë industriale Nën komponentin 4, projekti do të përqendrohet në mbështetjen e Agjencisë së Pronësisë Industriale (Agjencia PI) dhe akterëve të tjerë relevantë në çështjet që lidhen me sistemin e së drejtës së pronësisë industriale në Kosovë. Projekti do të mbështesë zhvillimin e sistemit të indikacioneve gjeografike. Aktivitetet e mëtejme do të synojnë përmirësimin e ngritjes së kapaciteteve të Agjencisë së PI-së për ekzaminimin dhe regjistrimin e markës tregtare dhe dizajnit industrial, zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së PI-së dhe Zyrës së Pronësisë Intelektuale të BE-së dhe mbështetjen e hartimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërkufitar me Shqipërinë. C4.1: Agjencia e Pronësisë Industriale - ndërtimi i kapaciteteve C4.2: Markat tregtare C4.3: Indikacionet Gjeografike C4.4: Baza e të dhënave të PI e BE-së C4.5: Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkufitar me Shqipërinë

STATUSI AKTUAL:

Në vazhdim