TITULLI I PROJEKTIT:
Mbështetje për Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) për përmirësimin dhe funksionalizimin e sistemeve të teknologjisë informative dhe rritjen e kapaciteteve të saj për të zbatuar një qasje të integruar për sigurinë ushqimore.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve dhe mjeteve për zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit dhe kontrollit të sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Ngritje kapacitetesh
KOHËZGJATJA:
18 shkurt 2019 - 31 Qershor 2022 // 31 muaj
VLERA:
1,459,000.00 EURO
AGJENCIA ZBATUESE:
Computas AS
PARTNERË:
Novus & Computas Development Center (CDC)
PËRFITUESIT:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AVUK)
AKTIVITETET:
Aktivitetet e projektit: Aktivitetet e projektit përfshijnë: Aktiviteti 1.1 Analizimi i punës dhe zhvillimi i specifikimeve të kërkesave; Aktiviteti 1.2 Zhvillimi i arkitekturës së sistemit; Aktiviteti 1.3 Përgatitja e specifikimeve teknike dhe paramasa për prokurimin e harduerit; Aktiviteti 1.4 Zhvillimi; Aktiviteti 1.5 Testimi i vlefshmërisë dhe integrimit; Aktiviteti 1.6 Testimi i Pranimit të Përdoruesit; Aktiviteti 1.7 Trajnimi; Aktiviteti 1.8 Futja në operim; Aktiviteti 1.9 Mbikëqyrja dhe thjeshtimi i zbatimit. Aktiviteti 2.1 Analizimi i punës dhe zhvillimi i specifikimeve të kërkesave; Aktiviteti 2.2 Zhvillimi i arkitekturës së sistemit; Aktiviteti 2.3 Propozimi për AVUK-n i një sistemi të detajuar të informacionit dhe menaxhimit për të gjitha fazat e punës laboratorike; Aktiviteti 2.4 Zhvillimi; Aktiviteti 2.5 Testimi i vlefshmërisë dhe integrimit; Aktiviteti 2.6 Testimi i Pranimit të Përdoruesit; Aktiviteti 2.7 Trajnimi; Aktiviteti 2.8 Futja në operim dhe Aktiviteti 2.9 Përdorimi praktik i sistemit SIL së bashku me Përfituesin.
REZULTATET:
Projekti synon ta arrijë këtë objektiv nëpërmjet zbatimit të dy komponentëve të projektit: Komponenti 1: Sistemi i Menaxhimit të Kontrollit dhe Gjurmueshmërisë së Ushqimit (SMKGJU) i krijuar në kuadër të shërbimeve të AVUK-ut është funksional; dhe Komponenti 2: Është projektuar dhe zbatuar Sistemi Informativ Laboratorik (SIL) për Sigurinë Ushqimore dhe Shëndetin e Kafshëve.