TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) për përmirësimin dhe funksionalizimin e sistemeve të teknologjisë informative dhe rritjen e kapaciteteve të saj për të zbatuar një qasje të integruar për sigurinë ushqimore.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve dhe mjeteve për zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit dhe kontrollit të sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Siguria ushqimore

KOHËZGJATJA:

31 muaj

VLERA:

1,459,000.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Computas AS

ZONA E SYNUAR:

Zhvillimi i kapaciteteve dhe mjeteve për zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit dhe kontrollit të sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë.

PËRFITUESIT:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AVUK)

AKTIVITETET:

Aktivitetet e projektit: Aktivitetet e projektit përfshijnë: Aktiviteti 1.1 Analizimi i punës dhe zhvillimi i specifikimeve të kërkesave; Aktiviteti 1.2 Zhvillimi i arkitekturës së sistemit; Aktiviteti 1.3 Përgatitja e specifikimeve teknike dhe paramasa për prokurimin e harduerit; Aktiviteti 1.4 Zhvillimi; Aktiviteti 1.5 Testimi i vlefshmërisë dhe integrimit; Aktiviteti 1.6 Testimi i Pranimit të Përdoruesit; Aktiviteti 1.7 Trajnimi; Aktiviteti 1.8 Futja në operim; Aktiviteti 1.9 Mbikëqyrja dhe thjeshtimi i zbatimit. Aktiviteti 2.1 Analizimi i punës dhe zhvillimi i specifikimeve të kërkesave; Aktiviteti 2.2 Zhvillimi i arkitekturës së sistemit; Aktiviteti 2.3 Propozimi për AVUK-n i një sistemi të detajuar të informacionit dhe menaxhimit për të gjitha fazat e punës laboratorike; Aktiviteti 2.4 Zhvillimi; Aktiviteti 2.5 Testimi i vlefshmërisë dhe integrimit; Rruga e Kosovës 1, Prishtinë, Kosovë, Kutia Postare 331 Tel: +381 38 5131 200 Faks: + 381 38 513 1 305 Aktiviteti 2.6 Testimi i Pranimit të Përdoruesit; Aktiviteti 2.7 Trajnimi; Aktiviteti 2.8 Futja në operim dhe Aktiviteti 2.9 Përdorimi praktik i sistemit SIL së bashku me Përfituesin.

REZULTATET:

Projekti synon ta arrijë këtë objektiv nëpërmjet zbatimit të dy komponentëve të projektit: Komponenti 1: Sistemi i Menaxhimit të Kontrollit dhe Gjurmueshmërisë së Ushqimit (SMKGJU) i krijuar në kuadër të shërbimeve të AVUK-ut është funksional; dhe Komponenti 2: Është projektuar dhe zbatuar Sistemi Informativ Laboratorik (SIL) për Sigurinë Ushqimore dhe Shëndetin e Kafshëve.