TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Kontratën e Reformës së Sektorit për Reformën e Administratës Publike

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i kësaj kontrate është të ndihmojë Qeverinë e Kosovës për rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe efektshmërisë së administratës publike, me fokus në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Ngritje e kapaciteteve

KOHËZGJATJA:

30 muaj (10/03/2020 - 09/09/2022)

VLERA:

2,044,600.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Eurecna SpA (IT) në konsorcium me Deutsche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit (DE) dhe Institutin Evropian për Politika Publike (XK)

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi i kontratës është si më poshtë: • Lehtësimi i zbatimit të pakos legjislative të administratës publike, përkatësisht Ligjit për Pagat, Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Ligjit për Zyrtarët Publikë, në mbarë administratën publike në Kosovë. • Përmirësimi i kapacitetit të palëve kyçe të interesit për të përmbushur objektivat e kornizës strategjike të RAP-it, në veçanti SMAP-it.

PËRFITUESIT:

- Ministria e Administratës Publike dhe agjencitë e saj (ASHI, IKAP) sipas relevancës. - Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave dhe institucione të tjera të administratës qendrore.

DETYRAT:

Detyrat e Rezultatit 1: • Mbështetja e MAP-it për të zbatuar pakon legjislative të RAP-it në mbarë administratën publike në Kosovë, në veçanti: • Ndihma për MAP-in për të përgatitur udhëzime, manuale, formularë, shabllone dhe mjete të tjera të nevojshme për procedurat e rekrutimit në përputhje me legjislacionin e ri; • Mbështetja e MAP-it për ta zbatuar plotësisht SIMBNJ dhe për të siguruar ndërveprueshmërinë ndërmjet SIMBNJ dhe sistemit të listës së pagave (përgatitja e udhëzimeve, trajnimeve) dhe sistemeve të tjera relevante; • Ndihma për themelimin e Departamentit të ri për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP) dhe mbështetja e stafit për përmbushjen e përgjegjësive të parapara në ligjin e ri për zyrtarët publikë; siç janë përgatitja e udhëzimeve dhe procedurave për vlerësimin dhe zhvillimin e karrierës; banka e pyetjeve - pyetje të përgjithshme dhe specifike për procedurat e rekrutimit, bazuar në grupet e vendeve të punës sipas legjislacionit të ri, etj.; • Ndihma, së bashku me DMZP-në, për ministritë e linjës dhe institucionet e tjera shtetërore, sipas rastit, për zbatimin e procedurave të reja të rekrutimit të parapara në LZP, si p.sh. për përdorimin e metodave dhe standardeve objektive të përzgjedhjes në konkurset e brendshme dhe të jashtme; • Mbështetja e MAP-it për përgatitjen e klasifikimeve të vendeve të punës; • Mbështetja e MAP/IKAP për përgatitjen e planeve të trajnimit, moduleve/materialeve të trajnimit dhe kurrikulave (duke përfshirë trajnimin për pakon e re të ligjeve të RAP-it); • Ndihma për MAP/IKAP për të përgatitur një trajnim të trajnerëve (TT) për programet e zhvilluara të trajnimit; • Ndihma për MAP/IKAP për të krijuar një sistem efikas të shkëmbimit të informacionit me ministritë e linjës për nevojat për trajnime dhe trajnime specifike të organizuara nga ministritë e linjës; dhe, • Mbështetja në mënyrë specifike e sistemit të parë të ri të rekrutimit për një kategori specifike nëpunësish civilë dhe të punësuarish të shërbimit publik (kategoritë specifike që do të përcaktohen në fazën e mëvonshme). Detyrat e Rezultatit 2: • Mbështetja për ngritjen dhe funksionimin e One Stop Shops (OSS) dhe racionalizimin e procedurave administrative për shërbimet; • Mbështetja e zhvillimit të mëtutjeshëm të portalit e-Kosova përmes mbështetjes së ASHI-t për digjitalizimin e shërbimeve dhe zbatimin e dizajnit të ndërfaqes miqësore për përdoruesit, si dhe për vlerësimin e shërbimeve elektronike të ofruara nga institucionet; • Mbështetja e Qeverisë/MAP për krijimin e një mekanizmi që lehtëson përafrimin e ligjeve të veçanta me PPAL-në; • Mbështetja e MAP-it për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Procedurën e Përgjithshme Administrative Ligjore (PPAL); dhe ofrimi i trajnimeve për PPAL për grupe specifike, • Mbështetja e MAP/ASHI për avancimin e agjendës së të dhënave të hapura në administratën publike. Detyrat e Rezultatit 3: • Mbështetja e MAP-it për përgatitjen e Planit të Komunikimit të RAP-it, i cili është i rrënjosur në reformat e parapara në kornizën strategjike të RAP-it, dhe në veçanti në SMAP; • Përgatitja, së bashku me MAP-in, e materialeve informative (në kopje elektronike dhe të shtypura), me fokus të veçantë në informacionin online në lidhje me rezultatet e reformave në Administratën Publike në Kosovë; • Ndihma për MAP-in për ta përmirësuar më tej procesin e konsultimit publik për RAP-in (konsultimet e hershme, takimet, raportimet) dhe marrëdhëniet ndërmjet MAP-it dhe OSHC-ve; dhe, • Mbështetja e MAP-it për të maksimizuar përdorimin e rrjeteve sociale në mënyrë që të shpërndahet informacion mbi progresin e reformës së RAP-it.

REZULTATET:

Rezultati 1: Pakoja legjislative, përkatësisht Ligji për Pagat, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Ligji për Zyrtarët Publikë, janë zbatuar në mbarë administratën publike në Kosovë. Rezultati 2: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe rritja e qasjes në të dhëna për qytetarët e Kosovës përmes aranzhimeve efektive të bashkëpunimit dhe zbatimit të planit të veprimit për të dhëna të hapura. Rezultati 3: Rritja e vetëdijesimit dhe të kuptuarit nga qytetarët e Kosovës për reformat e Qeverisë të mbështetur nga BE-ja dhe të lidhura me administratën publike, rezultatet dhe implikimet e tyre, përmes komunikimit efektiv, të kuptueshëm dhe të qartë.